Çlirim Gjata: Kush i heton pasuritë e Altin Dumanit dhe Arben Krajës?

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike Çlirim Gjata ka qenë një ndër folësit në tubimin qytetar në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha, i cili mbahet në arrest politik prej 30 dhjetorit 2023.

Gjata e nisi fjalën e tij duke komentuar vendimin e djeshëm të Gjykatës së Lartë, e cila nuk lejoi Berishën që të ushtrojë përfaqësimin e qytetarëve në Parlament.

Gjata theksoi se vendimi i djeshëm është një vendim që mund të komunikohej edhe direkt nga zyra e Edi Ramës, pasi Gjykata e Lartë nuk vepron sipas Kushtetutës dhe ligjit, por sipas urdherave që u jep Edi Rama.

“Pse Gjykata e Lartë, këta gjyqtarë e prokurorë sillen në këtë mënyrë. Pse një gjyqtare me tre mbiemra vepron në këtë formë. Këtu çështja fillon që me votimin e ligjit të Vettingut, të cilin për nderin e saj, Partia Demokratike nuk e votoi, dhe bravo i qoftë që nuk e voti dhe e çoi edhe në Gjykatën Kushtetuese”,- Gjata.

Ai shtoi më tej se ligji u votua me presionin e ambasadorëve. Irena Gjoka dhe shumë gjyqtarë të tjerë kanë shkelur ligjin duke fshehur pasuritë dhe precedentët penale, sepse institucionet i kanë të dhënat, por ato i mban peng Edi Rama.

“Kush e kontrollon pasurinë e Altin Dumanit, si iu dhurua shtëpi një prokurori nga një institucion fetar. Kush e kontrollon pasurinë e Arben Krajës? Çfarë i vodhën Krajës në shtëpi, pse nuk e bëjnë publike? Pse nuk dalin përgjimet e politikanëve dhe drejtues të lartë të policisë dhe njerëzve të drejtësisë me bandat kriminale…? Pse nuk bëhen publike, pse nuk hetohen? Sepse kjo është gjysëm drejtësi, kjo është drejtësi për të dënuar deri në nivel drejtorësh, drejtësi statistikash. Kjo drejtësi është gati-gati si drejtësia e Ramiz Alisë, drejtësi me pika. Liria ose drjetesia jepen të plota, ose hiç. Nuk ka çerek drejtësi, e gjysëm liri. Askush nuk duhet të shpresojë te kjo drejtësi. Vetëm një rrugë ka, t’i dalim zot vetes. Dhe kjo fillon që me lirimin e doctor Sali Berishës”, tha Gjata.

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …