Gazetari italian përgënjeshtron Ramën: Kur të pyeta a mund të shkruaj për këtë, m’u përgjigje menjëherë, Po!

Gazetari italian i gazetës “Repubblica” i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama, i cili sërish u përplas me gazetarët italianë, këtë herë për një shkrim ku ai vetë ‘rrëzon’ marrëveshjen që kishte nënshkruar me kryeministren italiane, Giorgia Meloni për çështjen e kampeve të refugjatëve.

Rama tha se gazetari italian Gerardo Greco e ka cituar me fjalë që nuk i ka thënë kurrë. Ndërkohë Rama thotë se, përsëri përfundoi në kënetën e betejës politike italiane.

Por gazetari italian, në një reagim për gazetën e tij, thotë se e ka cituar me besnikëri çdo fjalë që ka thënë Edi Rama.

“Është e vërtetë, kryeministri Rama është një mysafir i madh. Kaluam një orë në Tiranë për një kafe.

Kemi folur padyshim për qendrat e emigrantëve në Shqipëri, por edhe për fenë dhe historinë e Shqipërisë.

Në fund të dialogut tonë padyshim që pyeta Ramën nëse mund të shkruaja për këtë dhe ai u përgjigj menjëherë po.

Askush nuk e ka ndërmend ta fusë kryeministrin Rama në kënetën e politikës italiane, por ai vetë pretendon se problemi do të jetë funksionimi i qendrës së Shëngjinit me procedura italiane dhe rregulla europiane.

Thonjëzat dhe kuptimi i bisedës tonë shumë të këndshme është raportuar me besnikëri në pjesë”, shprehet gazetari Gerardo Greco.

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …