Kushtetuesja: Nuk lejojmë Parlamentin të hetojë Ramën

Gjykata Kushtetuese ka vendosur të vazhdojë shërbimin ndaj Edi Ramës.

Në vendimin e sotëm, Kushtetuesja ka vendosur të rrëzojë kërkesën e 33 deputetëve të Partisë Demokratike për pezullimin e ligjit për komisionet hetimore.

Sipas gjykatës kërkesa e deputetëve të PD-së nuk plotëson kriteret e nenit 45  të ligjit në lidhje me pasojat e pariparueshme dhe urgjencën në kushtet kur gjykata ka pranuar kërkesën për përshpejtim dhe gjykimi për themelin e çështjet, pritet të përfundojë së shpejti.

Njoftimi i plotë i Gjykatës Kushtetuese:

Në datën 27.05.2024 Gjykata Kushtetuese mori në shqyrtim në seancë plenare publike kërkesën e 33 deputetëve të Kuvendit, në cilësinë e subjektit kushtetues jo më pak se një e pesta e deputetëve, me objekt: ‘Shfuqizimi i ligjit nr. 106, datë 21.12.2023 ‘Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 8891, datë 02.05.2002 ‘Për organizimin dhe funksionimin e komisioneve hetimore të Kuvendit’. Pezullimi i zbatimit të ligjit nr. 106, datë 21.12.2023 ‘Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 8891, datë 02.05.2002 ‘Për organizimin dhe funksionimin e komisioneve hetimore të Kuvendit’’.

Në lidhje me kërkesën për pezullimin e zbatimit të ligjit nr. 106, datë 21.12.2023 ‘Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 8891, datë 02.05.2002 ‘Për organizimin dhe funksionimin e komisioneve hetimore të Kuvendit’, Gjykata, pasi dëgjoi pretendimet e palëve në seancë plenare, vlerësoi se kërkesa për pezullimin e zbatimit të ligjit nuk plotëson kriteret e përcaktuara në nenin 45 të ligjit nr. 8577, datë 10.02.2000 ‘Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë’, të ndryshuar, në lidhje me pasojat e pariparueshme dhe urgjencën, në kushtet kur Gjykata ka pranuar kërkesën e kërkuesit për përshpejtim dhe gjykimi për themelin e çështjes pritet të përfundojë së shpejti.

Për sa më sipër, trupa e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese, me shumicë votash,

VENDOSI:

Rrëzimin e kërkesës për pezullimin e zbatimit të ligjit nr. 106, datë 21.12.2023 ‘Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 8891, datë 02.05.2002 ‘Për organizimin dhe funksionimin e komisioneve hetimore të Kuvendit’.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Është koha për sulm, t’u dëshmojmë partnerëve tanë se shqiptari i ndershëm nuk ka humbur kurrë besimin tek vota

Lideri i opozitës, Sali Berisha deklaroi se tashmë është koha për sulm, t’u dëshmojmë partnerëve …