Nesër protesta, Këlliçi: Veliaj ose para drejtësisë, ose do shembet përfundimisht drejtësia në vend!

Belind Këlliçi, anëtar i Kryesisë së PD, me anë të një postimi në Facebook ka ftuar qytetarët në protestën e nesërme përballë Bashkisë Tiranë, teksa bën thirrje që pronari faktitik i inceneratorit dhe bandës ‘5D’, Erion Veliaj, duhet të shkojë para drejtësisë.

“Të dashur miq, nesër shihemi sërish në protestë, e martë, 28 Maj, ora 11:00, përpara monumentit më të madh të korrupsionit në Europë, Bashkisë Tiranë.

Pronari faktik i inceneratorit Tiranë dhe kreu i bandës 5D ose do të shkojë para drejtësisë, ose do shembet përfundimisht drejtësia në vend!

O sot, o kurrë!”, shkruan Këlliçi.

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …