Euro 2024/ Sylvinho publikon listën e Shqipërisë, rikthime dhe mungesa…

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Silvinjo, ka bërë sot publike listën e emrave të futbollistëve që ka grumbulluar për fazën përgatitore të Euro 2024 dhe pjesëmarrjen në këtë aktivitet.

Braziliani ka publikuar listën provizore të ftuarve, ku janë grumbulluar 27 lojtarë.

Nga lista e brazilianit, bie në sy mungesa e disa lojtarëve të rëndësishëm si, Sokol Cikalleshi, Arbnor Muja, Myrto Uzuni, apo Keidi Bare.

Ndërkohë, rikthehen në përfaqësuese, Mirlind Daku dhe Amir Abrashi. Një nga risitë e publikimit të listës, ishte zgjedhja e Sylvinho-s për të marrë të Medon Berisha, i cili do të bëjë debutimin e tij me kuqezinjtë.

I pyetur për emrat e mëdhenj që mungojnë në listën e kombëtares kuqezi, tekniku Sylvinho në konferencën për shtyp u përgjigj duke thënë: E kam të pamundur t’i marrë të gjithë në kompeticion, por ajo që ka rëndësi është se grupi është i qetë dhe i motivuar. Zgjedhjet e trajnerit nuk janë të lehta, por rëndësi ka që lojtarët janë të qetë.

Siç dihet, për listën përfundimtare do të hiqet vetëm një lojtar, pasi në Gjermani do shkohet me rregullin e ri, pra me 26 futbollistë.

Edhe pse përballë do jenë kundërshtarë tejet të fortë, grupi përfaqësues do të tentojë të bëjë maksimumin, me besimin se gjërat do të shkojnë mirë. Europiani fillon me 14 qershor dhe përfundon me 14 korrik.

Shqipëria do të nisë rrugëtimin në Gjermani 2024 me përballjen ndaj Italisë mbrëmjen e 15 qershorit në “Signal Iduna park” të Dortmundit, ndërsa sfida e dytë do të jetë ndaj Kroacisë më 19 qershor, për të vijuar me Spanjën më 23 qershor.

About Redaksia

Check Also

Kontrata e re 1 milionë euro për 17 muaj e Silvinjos

Më në fund kuptohet koha e zgjatur e ankthit për rinovimin e kontratës së trajnerit …