Noka nga Tropoja: Sot Shqipëria e zhytur në dëshpërim!

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka, gjatë një takimi me demokratët e Tropojës, ka akuzuar regjimin e Edi Ramës se ka zhytur në skamje dhe mjerimi Tropojën dhe Malësinë e Gjakovës, duke i detyruar qytetarët të braktisin vendin nga vjedhjet.

Në takimin me demokratët e Tropojës, Noka akuzoi se njësoj si organizata kriminale 5D e krijuar nga Erion Veliaj në Bashkinë e Tiranës, edhe kryetari i Bashkisë Tropojë, Rexh Biberaj ka krijuar 5R-në, duke marrë të gjitha taksat e qytetarëve.

‘Kënaqësi e madhe të jesh këtu në Malësinë e Gjakovës, në një bashkëbisedim me burra dhe gra fisnike, me njerëz të virtytshëm, me ata malësor që i kanë dhënë historisë së këtij vendi liderë të pazëvendësueshëm që kanë drejtuar Shqipërinë dhe kombin shqiptarë.

Në vrazhdën e këtij turi që kemi vijuar në të gjithë Shqipërinë për të dialoguar me demokratët me strukturat tona, me shqiptarët për problematikat e rënda, në lidhje me situatën apokaliptike në të cilën Edi Rama dhe qeverisja e tij e kanë zhytur Shqipërinë.

Deri kur erdhëm këtu nuk pamë as 50 qytetarë. A ka dramë më të madhe, që në këtë vend që dikur gëlonte nga entuziazmi i njerëzve, gëlonte nga njerëzit që shpresonin dhe punonin për ta ndërtuar Tropojën dhe për ta zhvilluar atë.

A ka gjë më të dhimbshme të vish dhe të shikosh Malësinë e Gjakovës të zbrazur tërësisht. Shikonim fshatrat përreth, çfarë të shihje, në 2-3 shtëpi në çdo fshat dilte tym në të tjerat jo, ishin shtëpi të mbyllura.

A ka gjë më të rëndë se të vish dhe të shikosh Malësinë e Gjakovës të nënshtruar prej dhunës dhe varfërisë, dhunës qeveritare.

A ka gjë më të dhimbshme se të vish dhe të shohësh qytetarët e Tropojës kokulur sepse i ka zhytur në skamje dhe mjerim Edi Rama dhe regjimi i tij, këta njerëz fisnikë që nuk i ka nënshtruar kurrë asnjë kushtetues, por tenton t’i nënshtrojë Edi Rama dhe regjimi i tij.

Në Shqipëri, sikundër edhe këtu në Tropojë nuk ka qeverisje, sepse qeverisja qendrore është shndërruar në një organizatë kriminale që ka si synim plaçkitjen nga mëngjesi në darkë të shqiptarëve.

Edhe qeverisje lokale këtu, njësoj si lali vjedhësi në Tiranë që ka organizatën kriminale 5D, ky këtu ka krijuar ‘5R-ja’, të gjitha taksat shkojnë te ‘5R-ja’ e Rexhës siç shkojnë te 5D-ja e Erion Veliajt në Tiranë’, tha ndër të tjera, Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka në takimin me demokratët e Tropojës.

About Redaksia

Check Also

Berisha për “Antena3 CNN”: Balla mik me Coldea, Agaçi ka firmosur kontratën që Coldea të jetë këshilltar i Ramës

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, i cili një javë më parë zbuloi se ish-deputeti …