“Shkëlqimi” dhe rënia e Erion Veliajt

Nga Redin HAFIZI

“You belong to your father, the devil, and you want to carry out his desires. He ëas a murderer from the beginning, refusing to uphold the truth, because there is no truth in him. When he lies, he speaks his native language, because he is a liar and the father of lies” (John 8:44)

Erion Veliaj është kanceri i shoqërisë Shqiptare. Duhet ta pranoj i shoqërisë, pasi ky individ nuk u bë kurrë pjesë e të ashtuquajturës politika e të rinjve edhe pse kur u kthye nga studimet në GVSU në Michigan u mbështet fuqishëm nga fondacioni Soros. Ai ishte i përkëdheluri i këtij fondacioni pasi u kthye në Shqipëri me një shoqatë dhe buxhet prej 1 milion dollarësh. Që në fillim dolën fjalë se faturat e fryra të “gay parties” të organizuara nga shoqata “Mjaft” synonin devijimin e destinacionit për financimin e qeverrisë Hollandeze në atë kohë. Ndërkohë kumbari i tij shihte se si mund të kontrollonte përmes korruptimit edhe një individ që në të shkuarën nuk kishte lidhje me politikën Shqiptare.

Ishte Edi Rama që e afroi Veliajn për të rrëzuar Fatos Nanon nga kryetar i PS. Ndërkohë që nga ana e tij Veliaj shprehej në mbrëmjen e largimit të tij nga Amerika në 2002, se po kthehej në Shqipëri të luftonte korrupsionin e qeverrisë Nano.

Ja ku jemi 22 vjet nga dita kur Veliaj vendosi të luftonte korrupsionin e Nanos dhe kemi një Veliaj që gjeneroi dhe mbështeti, përmes lidhjeve me diplomatë dhe portale lindore, mashtrimet më të çuditëshme që një mendje njerëzore mund të sajojë.

Duke qenë i angazhuar në lëvizje të axhendës Soros, Veliaj u dallua si një anti President Bush dhe si rrjedhim përveç deklaratave se Shqiptarët nuk e mbështesnin Presidentin Amerikan, ka qenë ai që ishte në një linjë me portalet sllave se në Shqipëri i vodhën orën Presidentit Amerikan gjatë vizitës së tij në 2008.

Për çfarë Veliaj u njoh më shumë kanë qenë vrasja e adoleshentit Ardit Gjoklaj dhe mashtrimi makabër me emrin e Grizelda Roshit. Këto e ndërkombëtarizuan Veliajn dhe krijuan besimin tek Rama se kishte gjetur një idiot të dobishëm. Tani dobia e idiotit Veliaj po skadon pasi është në mandatin e fundit si kryetar i Bashkisë së Tiranës dhe ky është i vetmi pozicion që ai mund të fitojë me vota të vjedhura. Ndërkohë nga ana tjetër Rama është mjeshtër i vjedhjes së votave dhe gjithashtu e sheh se nuk dëshiron të pësojë fatin e Nanos, kur sheh se Veliaj dhe Basha po bashkëpunojnë si në kohën kur Rama, Veliaj dhe Meta bashkëpunonin. Politika në Shqipëri është politikë kulisash dhe thikave pas shpine. Politika në Shqipëri nuk i shërben qytetarëve dhe ka ardhur koha që politikanë të tillë të paguajnë.

Veliaj është nën hetim dhe shpresoj që drejtësia të vendosë për trajtimin e individëve si Veliaj. Ndërkohë unë mbështes idenë se nuk mund të ketë drejtësi nëse ligji nuk aplikohet duke mbështetur moralin e shoqërisë. Pra, burgu për Erion Veliajn është shpëtim i tij. Ndërkohë që dënimi i tij më efektiv është kur koha të nxjerrë të vërtetën mbi Veliajn.

Nëse Veliaj do të arrijë të mbarojë mandatin si kryetar Bashkie, ai do të jetë askushi, do të vërdalliset nëpër rrugët e Tiranës në shoqërinë e grupit të tij në Ëhatsapp “Erion Veliaj për Tiranën”. Në këtë grup marrin pjesë individë që kanë shërbyer nëpër fushata për Xhafën, Ballën, Manastirlliun apo edhe Xhaçkën. Kjo e fundit po shqyhet duke shkuar sa andej këndej për hallet që e kanë zënë.

Propagandistët apo patronazhistët e Veliajt po mbështesin Bashën nëpër lagjet e kryeqytetit, duke krijuar idenë se vetëm mbështetja e aleatëve sjell opozitën në pushtet dhe në këtë rast mund të themi se metastazat e kancerit Veliaj po bllokojnë mushkëritë. Çdo forcë politike që pretendon se vjen në pushtet me mbështetjen e aleatëve do t’u shërbejë aleatëve. Vetëm ato forca që besojnë tek vota e qytetarëve në Shqipëri, janë të detyruara t’i shërbejnë qytetarëve. Ndërkohë duket qartë se Veliaj dhe grupi i tij jo vetëm që i ka humbur si mbështetjen e aleatëve, ashtu edhe influencën mbi organet e drejtësisë të financuara përmes projektit Soros me paratë e taksapaguesve Amerikanë.

Në këtë situatë Veliaj do të preferonte ikjen nga Shqipëria, jo nga frika e burgut, por nga frika që ka nga vetvetja. Ai nuk ka një profesipn, nuk ka një eksperiencë ku të mos ketë vjedhur dhe nuk mund të tregojë ndonjë gjë pozitive përmes lidershipit të tij. Ishte oferta se landfilli i Sharrës ishte më i sigurti nga ana teknike që rezultoi në vdekjen e një adoleshenti. Ndërkohë disa ende e besonin tek ky individ që kërkonte të vidhte jo vetëm taksat e Tironsve, por edhe të shkuarën e tyre. Shpesh ai kërkonte të afronte veten me individë që kanë dhënë për shoqërinë Shqiptare, për qytetin apo për vendin dhe kjo vetëm se Erion Veliaj gjithnjë ka jetuar dhe vepruar nën hijen e një njeriu të fortë. Ai, jashtë politike, është askushi, pasi kurrë nuk e ka njohur komunitetin e punës së vërtetë. Kur ai të mos jetë në politikë të gjithë Shqiptarët do të kuptojnë mashtrimin e madh me “njeriun e punës” Erion Veliaj.

About Redaksia

Check Also

Kur mediat nuk kanë interesin publik primar, por pagesat nga inceneratorët…

Nga Adriana KALAJA Sot gjithë mediat që paguhen nga inceneratorët, dhanë lajmin e dosjes së …