Ronaldo thyen një tjetër rekord

Cristiano Ronaldo ka reaguar përmes dy postimeve pasi theu rekord të ri në aspektin individual.

Edhe pse në moshën 39-vjeçare, Cristiano Ronaldo s’po ndalet duke thyer rekorde.

Kësaj here ai u bë futbollisti i parë që shpallet golashënuesi më i mirë në katër ligat kryesore të Spanjës, Anglisë, Italisë dhe të Arabisë Saudite, shkruan “Gazeta Express”.

‘Makineria’ e golave e përfundoi sezonin në Arabinë Saudite me 35 gola të shënuar, madje duke kontribuar edhe me 11 asiste.

Cristiano Ronaldo postoi një video në rrjetin social “X”, duke i falënderuar të gjithë klubet që ishte pjesë e tyre në karrierën e tij.

Ronaldo edhe mbrëmë kishte bërë një postim të shkurtër, duke thënë se ai nuk i ndjek rekordet, por ato e ndjekin atë.

Kjo pasi e përfundoi sezonin me 35 gola, duke e thyer rekordin që paraprakisht e kishte mbajtur Hamdallah me 34 sosh.

Ronaldo i ishte bashkuar Al-Nassr në janar të vitit 2023, duke shënuar 64 gola në 69 ndeshje që nga ajo kohë.

Në Evropë, Ronaldo kishte djersitur fanellat e Sportingut të Lisbonës, Manchester United, Real Madrid e Juventus.

About Redaksia

Check Also

Kontrata e re 1 milionë euro për 17 muaj e Silvinjos

Më në fund kuptohet koha e zgjatur e ankthit për rinovimin e kontratës së trajnerit …