Investigimi i “Rai3”/ Gazetari takohet me Ramën, i refuzon kafen! Ja kur do të jepet pjesa e dytë

Televizioni italian “Rai 3” do të publikojë investigimin e radhës për paktin e regugjatëve. Në investigimin e mëparshëm të emisionit ‘Report’, Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave Engjëll Agaçi kishte lidhje me kriminelët.

Publikimi i këtij investigimi, nuk u prit mirë nga Rama, i cili tha se gjithçka ishte një shpifje, dhe sulmoi ashpër ‘Rai3’ dhe kërkoi një intervistë. Duket se intervista është realizuar dhe është gati puntata e dytë e emisionit, puntatë e cila duket se do e nxjerrë nga binarët kryeministrin.

“Pas sulmeve të dy kryeministrave, asaj italiane, Giorgia Meloni dhe atij shqiptar, Edi Rama, i rikthehemi trajtimit të marrëveshjes për emigrantët mes Italisë dhe Shqipërisë. Intervistuam kreun e qeverisë shqiptare, i cili pranoi t’u përgjigjej pyetjeve të Giorgio Mottola-s, madje edhe atyre të mprehta për infiltrimin e mafies shqiptare në qeverinë e tij”, njofton “Rai 3” në trailer-in e emisionit që do të transmetohet të dielën.

Por në takimin që ka ndodhur mes Giorgio Mottola-s dhe Ramës ka pasur një episod që e ka nervozuar kryeministrin. Rama i ka ofruar kafe gazetarit, mirëpo ky i fundit e ka refuzuar. Kjo ka nervozuar Ramën.

“I ripërsëritëm kërkesën për intervistë Ramës që na priti ne godinën e qeverise. Ai na tregoi mikpritjen, por mbeti pak keq kur i refuzuam kafen që na ofroi”, thekson televizioni italian.

Nga ana e tij Rama flet i qejfmbetur. “Ishit pak i dyshimtë edhe për kafenë qe refuzuat, sepse me atë që keni në mendje mund t’u dukem mbase edhe si autokrati që “helmoj” gazetarët”, shprehet Rama.

Vetë gazetarët kanë paralajmëruar investigim më të thellë dhe do të shohim të dielën se si do të reagojë kryeministri.

“Një nga personat e kontraktuar për ndërtimin e kampit, ka një kompani për të cilën nuk gjetëm asgjë në të dhënat e qeverisë. Ky person përmendet në një rast të korrupsionit të zyrtarëve. Ka disa politikanë që kanë gjetur Eldoradon në Shqipëri”, paralajmërohet në klipin e “Rai 3” mbi atë që do të publikohet të dielën.

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …