Shefi i Organizmit në PD, Klevis Balliu në fjalën e tij përpara protestuesve në Bashkinë e Tiranës është shprehur se sot është koha për të treguar se ne nuk biem pre e lojërave të pushtetit të kalbur. Balliu ka theksuar se nuk është parë në asnjë vend të botës që të korruptuarit të ngrenë komision për të luftuar korrupsionin.
“Sot më shumë se çdo ditë tjetër është koha për t’i treguar një pushtetit të kalbur se ne nuk biem pre e lojërave të korrupsionit. A keni parë ndonjë vend të botë që të korruptuarit të ngrenë komision për të luftuar korrupsionin.
Shikoni këtë bashki, që kur i kanë dalë faktet se ka futur duart në xhepat e qytetarëve, shpik aktivitete për të zhvendosur vëmendjen. Ne nuk harrojmë, ne do të përballemi, ne jemi këtu të përballemi me pushtetin e korrupsionit për të larguar hajdutët në bashki dhe qeveri.
Ndaloni ju vjedhjen që ne të ndalojmë qëndresën, ju dhe hajdutët e tuaj do të arrestoheni, nuk është bashkia e 5D, është bashkia e qytetarëve, prandaj policia të arrestojë atë që vjedhin të ardhmen dhe paratë tuaja”, tha Balliu.