Blushi: Bashkia është marrë peng nga mafia e inceneratorëve dhe hajdutët me tanga

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi tha gjatë fjalës së tij në protestën qytetare para bashkisë se, kjo bashki është marrë peng nga mafia e inceneratorëve dhe hajdutët me tanga.

“Kjo bashki është marrë peng nga mafia e inceneratorëve. Kjo bashki është përvëluar dhe krimi i organizuar ka futur kthetrat në të.

Të dashur qytetarë dhe qendrestarë të Tiranës, kjo është një betejë për dinjitetin njerëzor, sepse Bashkia e Tiranës është shtëpia e të gjithë qytetarëve të Tiranës. Bashkia nuk mund të jetë strofull e hajdutëve që vishen me tanga, nuk mund te jete strofull e kriminelëve, e këtyre hajdutëve të pacipë dhe pa moral. E këtyre monstrave të cilët duhet të marrin ndëshkimin e merituar.

Ju besoj e patë çfarë ndodhi pak ditë më parë, vetëm 5 minuta shi, Tirana u përmbyt, sepse taksat tuaja i ka marrë lumi. Sepse me taksat tuaja Erion Veliaj vishet si një mafioz ordiner.

Ky kriminel duhet arrestuar dhe duhet nxjerrë zvarrë nga kjo godinë, sepse ai e ka humbur besimin e qytetarëve.

Ndaj e ftoj Policinë e Shtetit që kanë dinjitet, që kanë familje, na ndihmoni të arrestojmë këtë kriminel. Na ndihmoni të arrestojmë këtë hajdut. Tirana nuk meriton më hajdutë më tanga”, tha Blushi.

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …