Këlliçi thirrje policëve bashkiakë: Rreshtohuni krah qytetarëve, kjo betejë është edhe për ju!

Belind Këlliçi gjatë fjalsë së tij në protestën e nëntë qytetare që po mbahet kundër korrupsionit galopant në bashkinë e Tiranës, u bëri thirrje policëve bashkiakë të rreshtohen krah qytetarëve sepse kjo betejë është edhe për ata.

“Kjo godinë është sot skena më e madhe e e krimit në Shqipëri. një kryetar bashkie që çdo ditë që shkon në atë zyrë, shkon me bandën 5D, për të vjedhur, taksat tuaja, shkollat tuaja, të ardhmen tuaj.

Ju kishim dhënë fjalën se pas vjedhjes së paprecedentë të 14 majit do të bënim transparencë të plotë mbi atë masakër elektorale dhe financiare që ndodh çdo ditë ën qytetin e Tiranë dhe në të gjithë Shqipërisë.

Vetëm në këto muajt e fundit kemi shpalosur para jush, një skemë vjedhjeje të padëgjuar dhe të pahasur më parë. Deri tani kemi faktuar qytetarëve, por mbi të gjitha SPAK-ut, se si janë paguar 132 milionë euro për një incenerator që nuk ekziston.

Kjo është një vjedhje e paprecedentë, e padëgjuar kurrë më parë, e pahasur kurrë.

Të nderuar anëtarë, të nderuar drejtues të Policisë së Shtetit, anëtarë të forcave të rendit. Ta keni të qartë se askush nga protestuesit nuk ka asnjë problem me ju. Përkundrazi, ne dalim në këtë betejë edhe për ju sepse një kapele juaj kushton pothuajse sa rroga juaj.

Policë bashkiakë! A e dini që drejtori juaj është biznesmen dhe nuk është shërbëtor i qytetarëve dhe i qytetit të Tiranës?! A e dini që Ermal Kapllanaj është një bandit, një hajdut, si gjithë hajdutët e bandës 5D?!

A e dini që në këtë godinë shkojnë hajdutë çdo ditë për të përvetësuar taksat e qytetarëve të Tiranës?! Ndaj ju bëj një ftesë publike, forcave të rendit, Policisë së Shtetit, Policisë bashkiake: rreshtohuni krah qytetarëve, ne po e bëjmë këtë betejë edhe për ju!

Kjo është një betejë që nuk njeh ngjyrim partiak.

Kjo është një kauzë qytetare që bëhet për Tiranën, është një kauzë që deri më sot ia ka dalë të shpalosë para qytetarëve të Shqipërisë, një bandë si ajo e 5D që deri më tani që drejtuesit kryesorë i ka në qeli dhe shumë shpejt priten drejtuesit e tjerë të kësaj bande t’i bashkohen shokëve të tyre në qeli.

Po kjo betejë nuk mbaron këtu. Përgjegjës, nismëtar, ideator dhe përfitues kryesor i aferës së inceneratorit të Tiranës dhe i 5D është një dhe vetëm një, Erion Veliaj!”, tha Këlliçi.

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …