Rezistenca jonë do të vazhdojë deri në arrestimin e Veliajt dhe lirimin pa kushte të Berishës!

Aktivistja Adriana Kalaja në fjalën e saj përpara protestuesve u shpreh se ka përgatitur një kallëzim penal për Veliajn pasi hapi dyert e bashkisë së Tiranës për të lejuar martesat gay.

Kalaja ka theksuar se nënkryetari i KLP, Tartari nuk mund të zgjedhë drejtuesit e drejtësisë pasi është në konflikt interesi.

“Rezistenca është një tregues që ne nuk e flasim korrupsionin, nuk e falim krimin por mbi të gjitha ne nuk falim as Tiranën dhe as Shqipërinë. Ajo që pamë këtë javë është mishërimi i asaj që ndodh në sistemin e ç’drejtësisë.

Ky zotëria këtu na ka dhënë një parullë dhe pretendon të urojë fëmijët e shqiptarëve, e para ai të ketë kujdes atë thjeshtrin e vet pasi për kalamajtë tanë, niprat dhe mbesat tona mendojmë vetë pasi një njeri që hap derën e bashkisë për të lejuan martesat gay nuk ka mendon për familjet tona.

Ky bandit nuk i hap derën këshilltarëve bashkiak por lejon atë që është e ndaluar me ligj, martesat gay, këtë e bën pasi Dumani i p[artisë është i pafuqishëm, dumanin e drejtësisë e ka emëruar Tartari i KLP, dhe ndërkohë që është anëtarë i KLP ka dy studio ligjore. Ai bën pazare ndërkohë që është nënkryetar i KLP.

Them që është më i rrezikshëm Dumani i SPAK sesa Dumani i Elbasanit, ai zbardhi dosje pa fund dhe nxorri policët e korruptuar.

E gjitha Shqipëria e ka parë dritën e diellit dhe drita tregon që këta e kanë vendin pas hekurave dhe Shqipëria do të drejtohet nga njerëz që e kanë meritën me në krye Sali Berishën”, tha Kalaja.

About Redaksia

Check Also

Edvin, 10 gushti është një ditë që mund të bëheshe njeri!

Nga Sali BERISHA Edvin! Dje ishte 38 vjetori i varjes në litar në sheshin qendror …