Malkaj: Korrupsioni nuk luftohet nëse nuk largohet ideatori Edi Rama!

Aktori i njohur, Mehdi Malkaj, i cili mori fjalën e tij në protestën që po zhvillohet përpara Bashkisë së Tiranës, kundër vjedhjeve që ka kryer e gjithë kupola drejtuese e saj, është shprehur se korrupsioni nuk luftohet nëse nuk largohet ideatori i saj që është Edi Rama.

“Kam pasur një merak të madh, vallë a do të vijë policia sot?! Mirë se keni ardhur ju që jeni këtu dhe ju që jeni përtej gardhit. Besoj e keni marrë vesh që do të fillojë një luftë e madhe kundër korrupsionit.

Unë i kam gjerët më të thjeshta, korrupsioni është me shumicë, ose vidhet e gjithë Shqipëria, ose Shqipëria ikën në drejtim të paditur.

Gjyshja ime i pastronte shkallët nga lart poshtë, nuk mund të bëhet luftë kundër korrupsionit nëse ai beu i madh është atje ku është”, tha Malkaj.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Ne jemi parti që e paraqet votën para jush! PS që nga 2009 e ka ekzekutuar votën, s’ka  gjë më antidemokratike 

Pyetje: Për pjesën e asaj çfarë ndodhi ditën e sotme, ju keni thënë që prisni …