Muçollari: Rezistenca jonë është përgjigjja më e mirë ndaj hajdutërisë në këtë godinë

Qytetarët po zhvillojnë sot protestën e radhës përpara Bashkisë së Tiranës, drejtues të lartë të cilës tashmë janë të arrestuar nga SPAK për vjedhjen e parave publike.

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar, e cila është nismëtare e këtyre protestave të përjavshme është mbështetur nga Partia Demokratike që i ka denoncuar pa u ndaluar aferat korruptive si dhe në tërësi nga forcat opozitare.

Në takimin e sotëm ka folur edhe anëtari i Kryesisë së PD, Grigels Muçollari.

“Të nderuar njerëz të lirë të këtij qyteti. Rezistenca jonë, rezistenca juaj, por edhe e shumë qytetarëve që nuk kanë mundësi të vijnë, për mendimin tim është një shfaqje e mrekullueshme e këtij vendi e këtij qyteti. Janë rrahjet e para të një trupi që po pësonte vdekje klinike.

Rezistenca jonë ndaj këtyre dyerve të ndryshkura të korrupsionit, ndaj kësaj godine që vjedhjen e kishte kthyer ne institucion është përgjigjja më e mirë që mund të lëmë ndaj kësaj shoqërie. Është përgjigja më e mirë që fëmijët tanë mund ta lexojnë, nesër, pasnesër. Sepse ne po reagojmë për këtë qytete për këtë kryeqytet pa Teatër Kombëtar, për këtë kryeqytete pa Muzeun e Historisë, për këtë qytet pa Galerinë e Arteve. Për këtë kryeqytet që ka nja bibliotekë ku librat përfundojnë në kuti bananesh.

Duhet të ndjehemi të nderuar sepse po japim energji. Por përdorim këtë moment për të rivendosur ekuilibrin moral në një shoqëri mes pushtet ushtruesit dhe qytetarëve.

Qytetarët e Tiranës dhe të gjithë Shqipërisë një gjë e kanë të sigurtë, Erion Veliaj është nën akuzë”, tha Muçollari.

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …