Teliti: A ka fuqi Rama ta sjellë Veliajn para Këshillit Bashkiak të japë llogari?

Përpara bashkisë së Tiranës ka nisur protesta e nëntë qytetare, ku kërkohet largimi i kryebashkiakut socialist Erion Veliaj për shkak të korrupsionit që e ka mbërthyer këtë institucion dhe kulmoi së fundmi më arrestimin e pesë drejtorëve.

Një ndër folësit që hodhën mesazhe në protestë ishte edhe  edhe z. Dorjan Teliti, i cili iu drejtua nga sheshi i protestës, në veçanti kryeministrit.

“Ky institucion është kthyer në një shpellë korrupsioni dhe klientelizmi dhe që do ta zbrazim nga ata që po shkatërrojnë të ardhmen tonë dhe të fëmijëve tanë. Ju e patë dje Kryeministrin, Edi Ramën, i cili fliste për korrupsionin, se si donte ai ta luftonte atë. E ka një provë të parë për ta dhënë, pasnesër. Pasnesër është thirrur mbledhja mujore normale e Këshillit Bashkiak të Tiranës.

A do të ketë fuqi Edi Rama të sjellë Erion Veliajn në Këshillin Bashkiak, përballë me gazetarët për të dhënë llogari?!

A do ta detyrojë dot Edi Rama, Erion Veliajn, të vijë në Këshillin Bashkiak për të dhënë llogari se ku kanë shkuar 30 milionë eurot e pesë drejtorëve të tij?!

A ka fuqi Edi Rama që ta detyrojë Erion Veliajn që të vijë në Këshill Bashkiak dhe të japë llogari se ku kanë shkuar 132 milionë euro e inceneratorit të Tiranës që nuk ekziston?!”, tha Teliti.

About Redaksia

Check Also

Mediu takime në Washington: Krimi i organizuar dhe korrupsioni po shkatërrojnë Shqipërinë

Kryetari i Partisë Republikane të Shqipërisë, Fatmir Mediu, ka përfunduar një vizitë intensive në Washington …