RAI3: Njeriu që korrupton politikanët do të ndërtojë kampin për refugjatët

Emisioni investigativ “Report” i RAI3 në Itali rikthehet sërish me një tjetër episod me fakte investiguese lidhur me marrëveshjen e nënshkruar mes kryeministrit Edi Rama dhe homologes së tij italiane, Giorgia Meloni mbi emigrantët. Puntata e dytë e emisionit duket se është gati dhe pritet të transmetohet të dielën, sipas Rai 3.

“Pas sulmeve të dy kryeministrave, asaj italiane, Giorgia Meloni dhe atij shqiptar, Edi Rama, i rikthehemi trajtimit të marrëveshjes për emigrantët mes Italisë dhe Shqipërisë. Intervistuam kreun e qeverisë shqiptare, i cili pranoi t’u përgjigjej pyetjeve të Giorgio Mottola-s, madje edhe atyre të mprehta për infiltrimin e mafies shqiptare në qeverinë e tij”, njofton “Rai 3” krahas videos që njofton investigimin në Shqipëri.

Vetë gazetarët kanë paralajmëruar se një nga personat e kontraktuar për ndërtimin e kampit në Shqipëri, ka një kompani për të cilën nuk gjendet asgjë në të dhënat e qeverisë.

“Një nga personat e kontraktuar për ndërtimin e kampit, ka një kompani për të cilën nuk gjetëm asgjë në të dhënat e qeverisë. Ky person përmendet në një rast të korrupsionit të zyrtarëve. Ka disa politikanë që kanë gjetur Eldoradon në Shqipëri”, paralajmërohet në klipin e publikuar nga “Rai 3”.

Reportazhi i emisionit ‘Report’ në “Rai 3”, i publikuar mbrëmjen e 21 prillit ka bërë bujë në Itali dhe Shqipëri, pasi tha se marrëveshja për refugjatët mes Shqipërisë dhe Italisë është hartuar për interesa të errëta. Për realizimin e reportazhit, gazetari italian Giorgio Mottola ka vizituar edhe Shëngjinin ku do të ndërtohen edhe qendrat e pritjes së emigrantëve nga Italia. Sipas reportazhit, përmendet se personi kyç pas kësaj marrëveshje është Engjëll Agaçi, Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave, i konsideruar edhe si një ish-avokat të trafikantëve të drogës.

Në reportazh përmendet se krimi ka arritur në nivele të larta të qeverisë shqiptare, madje edhe vetë vëllai i Edi Ramës, Olsi është i implikuar me kartelet e drogës.

About Krye Redaktor

Check Also

Shqipëria ndeshje të madhe në Pragë, përmbys Ukrainën

Super rikthim i kombëtares shqiptare ndaj Ukrainës, nga disavantazhi 1-0, kanë arritur të fitojnë me …