Spaho: Rama, personi që i del emri në dosjet më të mëdhaja korruptive!

Deputeti i PD, Edmond Spaho, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se ka shpallur veten kryekalorësi i luftës ndaj korrupsionit, në një kohë që këtij i del emri në dosjet më të mëdhaja korruptive të këtij vendi në 20 vitet e fundit.

‘E thotë ai që në qeveritë e të cilit gjysmat e ministrave janë o në burg o të ndjekje penal, ministrat e Brendshëm, ish-zëvendëskryeministrin në arrati, ministrin e Mjedisit, ish-ministrat e Shëndetësisë, ish-ministren e Jashtme, deputetë, kryetarët e bashkive më të mëdhaja të vendit, që nga Tirana, Durrësi, Kukësi Dibra e këtej nga jugu i vendit’, u shpreh Spaho, gjatë protestës maratonë në ‘Rrugë e Shpresës’, në mbështetje të lideri të opozitës, Sali Berisha.

“Një nga farsat e mëdhaja në Kuvendin e Shqipërisë ku Edi Rama shpalli veten kryekalorësi i luftës ndaj korrupsionit dhe e thotë këtë që do të jem ai që do të luftojë korrupsionin në këtë vend, personi që i del emri në dosjet më të mëdhaja korruptive të këtij vendi në 20 vitet e fundit.

E thotë ai që në qeveritë e të cilit gjysmat e ministrave janë o në burg o të ndjekje penal, ministrat e Brendshëm, ish-zëvendëskryeministrin në arrati, ministrin e Mjedisit, ish-ministrat e Shëndetësisë, ish-ministren e Jashtme, deputetë, kryetarët e bashkive më të mëdhaja të vendit, që nga Tirana, Durrësi, Kukësi Dibra e këtej nga jugu i vendit.

Pra ky person pretendon të jetë kryekalorësi i luftës kundër korrupsionit. Nuk ka tallje më të madhe që të bësh me popullin e vendit tënd. Ai që e ka vjedhur e ka rrjepur e ka zbrazur këtë vend vetëm nëpërmjet abuzimit me fondet publike dhe pronën e qytetarëve.

Flet kështu ai që i fali një kompanie arabe mbi 1 milion metër katror tokë për të ndërtuar pallate në mënyrë që të përfitojë ai dhe soji dhe sorollopi i tij dhe ne si qytetarë shqiptarë do na duhet të paguajmë dhe një 2 miliardë euro të tjera për të ndërtuar portin e ri.

E njëjta gjë me ligjin për investimet strategjike, ku një grup banditësh, kriminesh, kotrabandistë droge shplarës parash kanë marrë leje për të ndërtuar hotele dhe struktura të tjera në të gjithë bregdetin e vendit dhe ku ky grup me në krye Edi Ramën janë pronarë sepse nuk shpjegohet ndryshe”, tha Spaho.

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …