Berisha: Të vendosur të luftojmë edhe për idealet e demokratëve që nuk jetojnë më, mes tyre ish-presidenti Bujar Nishani

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, ka kujtuar ditën e sot ish-presidentin Bujar Nishani. Berisha tha se, ne jemi të vendosur të luftojmë edhe për idealet e demokratëve që nuk jetojnë më, midis tyre ish-presidentit Bujar Nishani.

“Të dashur qëndrestare dhe qëndrestarë, misionare dhe misionarë të vërtetë të kauzës së drejtë, të dinjitetit njerëzor, shpresës, besimit dhe fitores së ardhshme.

Ju përshëndes përzemërsisht ju.

Përshëndes oratorët për fjalët e tyre në platformën e parlamentit të lirisë, që rrezatojnë shpresë dhe besim në të katër anët e vendit.

Miqtë e mi, sot ne nderojmë në përvjetorin e ndarjes nga ne, njërin nga personalitetet më të shquara, më besnike, më të virtytshme të PD, ish-presidentin Bujar Nishani.

Ne jemi të vendosur të luftojmë për idealet e demokratëve, por edhe për idealet e demokratëve që nuk jetojnë më, midis tyre ish-presidentit Bujar Nishani”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …