Topalli: Duan të na lenë pa kryetarin e opozitës në vitin elektoral!

Ish-kryetarja e parlamentit, Jozefina Topalli duke folur në tubimin qytetar, ka theksuar se dje ka qenë seanca më e rreme e parlamentit shqiptar, ajo ku u fol që Edi Rama do të luftojë korrupsionin.

“Do të luftojmë luftën kundër korrupsionit, dëgjova dje gjithë ditën një refren.

Seanca më e rremë që kam parë në të gjithë historinë e parlamentit në 3 dekada.

Sa herë flitnin që do luftonin kundër korrupsionit me vinin ndër mend:

Ministrja me burrin strategjik.

Më kujtoheshin spitali dhe urgjenca që nuk punojnë prej korrupsionit.

Më vinte ndërmend regjimi i 5D, më i neveritshmi, skema më e pabesueshme që mund të adaptohej në Shqipëri.

Më kalonin përpara korruptimi i McGonigal.

Më dilte përpara ish-kryetari i partisë i korruptuar.

Më dilte përpara gjenerali Lisi i korruptuar me 23 mijë metra katrorë në bregdet.

Më dilnin përpara ligjet e porositura.

Më dilte përpara fshati turistik përpara së të hiqnin ligjin për zonat e mbrojtura.

Më dilnin përpara të gjithë tenderat me të kuqe.

Më dilte përpara një skemë e inceneratorëve, skena më e paimagjinueshme që ka grirë çdo qindarkë në xhepat e pensionistëve, punonjësve, njerëzve të ndershëm.

Ata flisnin për rezolutën kundër korrupsionit si gjëja me e rremë, më e pavërtetë, por me një hile të madhe përpara, se pasi kanë futur në arrest liderin e opozitës, ata duan të shpetojnë shokët e luftës së tyre nga dënimet për shkak të korrupsionit të pabesueshëm që ata bëjnë.

Ata i kanë bërë vrasësit me porosi, investitorë strategjik.

Duan të na lenë ne pa kryetarin e opozitës në vitin elektoral, pas 13 vitesh që janë në pushtet”, tha Topalli.

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …