Argita Malltezi: Avokati është goditur për shkak të detyrës, s’ka konflikt tjetër

Argita Malltezi deklaroi nga spitali i Traumës se Sokol Mëngjesi është goditur për shkak të detyrës.

“Kush e njeh Sokolin e di sa njeri korrekt është, s’ka asnjë konflikt tjetër”, ka deklaruar Argita Malltezi.

Ajo u shpreh se nuk arriti dot që të takohej me Sokol Mëngjeisn, por theksoi se ka komunikuar me mjekët dhe familjarë të avokatit, duke shtuar se “duhet të presim për të parë gjendjen e tij”.

Dhunimi i avokatit

Dyshohet se ngjarja ka qenë e planifikuar pasi autorët e kanë ndjekur prej disa ditësh Sokol Mëngjesin, i cili u dhunua sapo kishte lënë fëmijën në zonën e ish-Bllokut, itinerar që e kryente çdo mëngjes.

Tre persona, të cilët ka dyshime se kishin planifikuar gjithçka, i kanë bërë pritë avokatit dhe e kanë dhunuar, moment i cili është filmuar edhe nga kamerat e sigurisë në zonë.

Avokati ndodhet në spital për shkak të goditjeve me grushte e sende të forta. Mësohet se ai ka dëmtime dhe hemorragji në kokë.

Sipas gazetarit Igli Çelmeta, Sokol Mëngjesi ka një frakturë në kokë dhe dëmtime të tjera në trup, ndërsa për momentin ndodhet në urgjencë.

Konkretisht, avokati ka pësuar dy fraktura, dëmtime te zona e ballit dhe pas koke.

Ngjarja ndodhi rreth orës 08:30 të mëngjesit të sotëm dhe dyshohet për çështje pronësie.

“Sot, rreth orës 08:50, në zonën e ish-Bllokut në Tiranë, persona ende të paidentifikuar kanë goditur shtetasin S. M., me profesion avokat.

I dëmtuari është dërguar menjëherë në spital për dhënien e ndihmës mjekësore dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Gjendja e tij shëndetësore është normale. Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë dhe strukturat e Policisë së Shtetit janë angazhuar për identifikimin dhe kapjen e autorëve”, njoftoi policia.

KUSH ËSHTË SOKOL MËNGJESI

Sokol Mëngjesi është avokat me përvojë disa vjeçare në jurisprudencë. Ai është angazhuar si ekspert në fushën e ndryshimeve ligjore nga institucione publike, të tilla si Kuvendi i Shqipërisë, Ministria e Drejtësisë dhe Shkolla e Magjistraturës.

Prej shtatorit të vitit 2020, Sokol Mëngjesi është Dekan i Fakultetit të Drejtësisë në Universitetin e Tiranës. Mëngjesi ka një përvojë të gjatë edhe në mësimdhënie, ndërsa është autor edhe i një numri të madh punimesh shkencore të paraqitura në konferenca shkencore kombëtare dhe ndërkombëtare, artikujsh shkencorë të botuar në revista shkencore kombëtare dhe ndërkombëtare, si dhe monografish e tekstesh shkollore në Shqipëri dhe Greqi.

About Krye Redaktor

Check Also

Berisha për “Antena3 CNN”: Balla mik me Coldea, Agaçi ka firmosur kontratën që Coldea të jetë këshilltar i Ramës

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, i cili një javë më parë zbuloi se ish-deputeti …