Goditja e avokatit me levë, Boçi: Dhunuesit dhe urdhëruesit do të marrin përgjigje të shpejtë politike dhe jo vetëm!

Nga Luçiano BOÇI

Goditja me leva i avokatit Mëngjesi, dëshmon qartazi nervozizmin e regjimit të Ramës e veglave të tij, përballë rritjes së zemërimit qytetar e rritjes së forcës së opozitës, si dhe konfirmon bashkëpunimin e tij me çdo bandit të vogël apo të madh për të goditur çdo opozitë përfshi dhe atë juridike.

Avokati Mëngjesi është mbrojtës jo thjesht i Berishës, por dhe i të vërtetave të opozitës përballë një sistemi drejtësie që po dëshmohet çdo ditë si aparat politik i regjimit.

Ky akt është kumbim alarmi i gjendjes së drejtësisë dhe politikës në Shqipëri.

Dhunuesit dhe urdhëruesit, në çfarëdo kolltuku të jenë ulur meritojnë një reagim e përgjigje ekzemplare. Kushdo që ka dashur të dërgojë ndonjë mesazh do të marrë përgjigje të shpejtë politike dhe jo vetëm.

About Redaksia

Check Also

Kamza do të çlirohet shumë shpejt nga dyshja Balla-Suli!

Nga Marash LOGU Drejtuesi politik i Partisë Socialiste, Taulant Balla dhe kryetari i Bashkisë Kamëz, …