Berisha-Ramës: Nuk ka komision që të shpëton lëkurën nga sulmi i fitores së qytetarëve!

Lideri i opozitës, Sali Berisha ka paralajmëruar Edi Ramën në lidhje me rezolutën antikurrpsion të votuar nga mazhoranca socialiste dhe komisionin e posaçëm që pritet të ngrihet në seancën e radhës.

Berisha tha se, nuk ka komision që të shpëton lëkurën nga sulmi i fitores të qytetarëve të Tiranës dhe të Shqipërisë.

“Miq, koha fton për guxim.

Koha fton për revoltë.

Koha fton për sulme gjer në fitore.

Ndaj dhe beteja për bashkinë është betejë për Shqipërinë.

Beteja për bashkinë është betejë për të ardhmen.

Beteja për bashkinë është betejë për qeverinë teknike.

Beteja për bashkinë është beteja për zgjedhje të lira.

Edi Rama, iku koha kur mashtroje shqiptarët dhe botën me dëshmitare të rremë opozitën.

Opozita do të qëndrojë dhëmb për dhëmb, do të të marrë fytyrën, do u tregojë shqiptarëve dhe botës se sa i pafytyrë je ti, se cili je ti, shef i narkotrafikut, i shtetit të trafiqeve.

Ndaj dhe nuk ka akt, nuk ka atentat, nuk ka kurth, nuk ka vendim që të të shpëtojë ty nga sulmi i fitores të qytetarëve të Tiranës dhe të Shqipërisë.

Tani, nuk kanë sosur ditët. Nuk ka komision që të shpëton lëkurën. Krijo jo një, po dhjetëra komisione, je i destinuar të përfundosh në koshin e plehrave të historisë.

Edhe njëherë, përgëzime dhe mirënjohjen time më të madhe për qëndresën tuaj.

Fitore, fitore, fitore!”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …