Pse atentatorët ishin pa maska dhe sulmuan në mes të ditës, garancia që kanë marrë…

Çim GJATA

Sot ka ndodhur një ngjarje shumë e rëndë. Është goditur avokati dhe miku jonë Sokol Mëngjesi i cili ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Në gjuhën penale quhet ‘vrasje e ngelur në tentativë’ për shkak të detyrës dhe funksioneve që kishte i dëmtuari. Kurse në gjuhën politike kjo quhet atentat dhe ndodhi fiks te Blloku. Se u bë e disata herë e këtyre atentateve te Blloku dhe nuk kapen çuditërisht, qëndra më e populluar dhe më e qarkulluar e Tiranës, në 8:30 të mëngjesit.

Dhe vetëm pas 10 orësh edhe pse ishte porositur në orën 6, në orën 7 policia doli dhe dha variantet e saj.

Së pari ëshë goditur fizikisht një avokatë, një mik një person i cili bënte pjesë në elitën profesionale dhe kulturore të jurispundencës së Tiranës, si dhe avokati i Doktor Berishës, në çështjen e tij që të gjithë tashmë e dimë se është një proces i montuar politik për eliminimin politik të zotit Berisha dhe vjen dita që meqënëse nuk kanë çfarë t’i bëjnë politikisht zotit Berisha, shkojnë dhe godasin fizikisht dhe avokatin e tij.

I nderuar Sokol jemi me ty jemi pranë familjes tënde.

Policia pasi dha dy variante në mëngjes priti edhe 8 orë të tjera, pasi folën edhe mediat të cilat e cilësuan një shpullë një grusht një sherr të momentit i cili e çoka në koma njeriun në rrezik për jetën dhe në përfundim na doli se këta persona të cilët qenkan takuar që 1 muaj më parë kishin organizuar për shkak të procesit gjyqësor që kishte pasur në mbrojtje po të tyre avokati Sokol Mëngjesi.

Këta nuk i kishin paguar paratë dhe për këtë shkak e kishin goditur.

Epo është për të ardhur keq sepse policia përdor metodën e montimit të proceseve si para 45 vjetësh. Si mund t’i besohet variantit të policisë. Po mir këta njerëz që e paskan planifikuar që para një muaji, nuk vinin dot një maskë, nuk gjenin një orar tjetër të ditës, natën që të mos i kapte kush por në mes të Bllokut në mes të ditës para kopshit të fëmijëve në sy të gjithëve pa u fshehur nga kamerat godasin avokatin? Sepse ata duhet të jepnin një mesazh, nuk ishte problemi për një vetëgjyqësi personale, ata duhet të jepnin një mesazh. Kësaj duhet t’i përgjigjet prokuroria dhe policia bashkë me të. Ata duhet ta trajtojnë si rastin ‘Rasha’.

Ata nuk kanë goditur vetëm Sokol Mëngjesin por ata na kanë goditur të gjithëve dhe po tentojnë të na godasin të gjithëve me metoda tipike guerriliere të së majtës me atentate nëpër rrugë.

 

About Krye Redaktor

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …