Berisha: Sokol Mëngjesi u godit me inkurajimin madhor të Edi Ramës! Qëllimi ishte eliminimi i tij

Kryetari i PD, Sali Berisha deklaroi se, sulmi brutal ndaj avokatit Sokol Mëngjesi është bërë me inkurajimin e Edi Ramës. Berisha tha se, Sokol Mëngjesi u godit me inkurajimin madhor të Edi Ramës! Qëllimi ishte eliminimi i tij.

“Miqtë e mi, Sokol Mëngjesin, një grup i strukturuar kriminal e sulmoi për ta eliminuar fizikisht.

Në fakt ai është në gjendje serioze sonte.

Dhe ai sulm me objekte të hekurta, i organizuar nga një bandë me mbështetje, nuk kishte qëllim tjetër veçse eliminimin e tij.

Menjëherë pas atentatit ndaj tij në mediat e qeverisë u përhapën lajmet, mashtrimet më të mëdha.

Fillimisht se ishte një zënkë e çastit, më pas se ishte çështje prone dhe së fundmi një çështje gjyqi.

Unë u them ju një gjë, që është një goditje e mirëfillte politike.

Sepse Sokol Mëngjesi po të kishte qenë avokat i Edi Ramës apo Belinda Ballukut, nuk do e kishte prekur njeri me dorë.

Por Sokol Mëngjesi, pavarësisht nga preteksti, u godit me inkurajimin madhor të Edi Ramës, Taulant Ballës, mbështetësve kryesorë të krimit në Shqipëri”, tha Berisha,

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …