Dënohet dhuna ndaj avokatit Mëngjesi në Komisionin e Ligjeve

Mëngjesin e sotëm është dhunuar në zonën e ish-Bllokut në Tiranë avokati i liderit të opozitës, Sali Berisha, Sokol Mëngjesi.

Në lidhje me këtë ngjarje, në Komisionin e Ligjeve, deputeti Asllan Dogjani u shpreh se autorët duhet të vihen përpara përgjegjësisë dhe se dënon me dhunën. Ai tha se krimi nuk frikë nga ligji.

“Ka ndodhur një ngjarje rëndë pak minuta më parë në Bllok, meqë jemi  në komisionin e ligjeve. Ka të bëjë me një avokat që është goditur në mes të bllokut, në mes të ditës, me leva, Ai është pedagog meqënëse kemi edhe studentët e Fakultetit të Drejtësisë. Ai është edhe avokat i Sali Berishës. Kjo ngjarje tregon që të goditet një avokat me emër, kushdo që të jetë tjetër në mes të kryeqytetit tregon që bandat, krimi nuk ka frikë nga ligji, nuk kemi sundim të ligjit. Mendoni se çfarë mund të bëjnë me qytetarët e thjeshtë. Duhet të vihen para përgjegjësisë penale autorët. E dënoj dhunën, duhet ta dënojmë bashkarisht”, u shpreh Dogjani.

Pati edhe një deklaratë nga Klotilda Bushka, pasi tha: “Solidarizohemi të gjithë si kolegë dhe kundërshtojmë çdo akt dhunë ndaj avokatëve. I bëjmë thirrje organeve të hetojnë dhe të nxjerrin para përgjegjësisë autorët”.

Raportohet se Mëngjesi është goditur me levë nga 3 persona të paidentifikuar.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 08:50 minuta të mëngjesit të së mërkurës. Policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë të rrugës ku ndodhi ngjarja.

Mëngjesi po merr ndihmë mjekësore në spital, ndërkohë që policia po heton në lidhje me motivet e ngjarjes dhe kapjen e autorëve./CNA 

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …