Bandat guxojnë të dhunojnë një avokat të njohur në mes të Tiranës dhe largohen të qetë

Bandat guxojnë të dhunojnë një avokat të njohur dhe pulik dhe të japin një shfaqje kriminale në mes të Tiranës nën hundën e policisë dheGgardës së Republikës dhe më pas largohen të lirë duke na dhënë një tjetër dëshmi se shteti ka rënë dhe siguria e qytetarëve është e rrezikuar.

Teksa tre persona i zunë pritë dhe e sulmuan me grushte dhe sende të forta, zbardhen detaje rreth gjendjes shëndetësore të avokatit të njohur, Sokol Mëngjesi.

Ngjarja ndodhi rreth orës 08:50, në zonën e ish-Bllokut në Tiranë. Gazetari Igli Çelmeta raporton për BalkanWeb se Sokol Mëngjesi ka një frakturë në kokë dhe dëmtime të tjera në trup, ndërsa për momentin ndodhet në urgjencën. Konkretisht, avokati ka pësuar dy fraktura, dëmtime te zona e ballit dhe pas koke. Nga këto goditje Mëngjesi ka pësuar dëmtime në pjesën e trurit dhe hemorragji të vogël. Po ashtu ka dyshime se autorët e kanë goditur me dorezë hekuri. Pavarësisht këtyre dëmtimeve, duke iu referuar bluzave të bardha, gjendja e tij paraqitet stabël.

Gazetari Çelmeta raporton se Mëngjesi ende nuk ka dhënë deklarimet e tij, ndërsa po bën të gjitha ekzaminimet në spital. Sakaq, policia ka marrë në pyetje të gjithë qytetarët që janë bërë dëshmitarë të ngjarjes së rëndë, që ndodhi në një zonë të populluar.

About Krye Redaktor

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …