Dhunohet me mjete të forta avokati i liderit të opozitës

Avokati i liderit të opozitës, Sokol Mëngjesi, është qëlluar këtë mëngjes nga disa persona të paidentifikuar, në rrugën “Pjetër Bogdani” në kryeqytet.

Incidenti ndodhi rreth orës 08:30 në kopshtin 31 në zonën e ish-Bllokut. Raportohet se avokati ka qenë duke dërguar djalin në kopsht.

Autorët e qëlluan 34-vjeçarin me sende të forta në kokë. Avokati u dërgua me urgjencë në Spitalin e Traumës.

Sokol Mëngjesi ka një frakturë në kokë dhe dëmtime.

Për momentin ai është në urgjence dhe në gjendje stabël.

Nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes, ndërsa policia ka nisur kërkimet për identifikimin dhe më pas kapjen e autorëve. Mëngjesi ushtron profesionin e avokatit prej vitesh.

NJOFTIMI ZYRTAR

Sot, rreth orës 08:50, në zonën e ish-Bllokut në Tiranë, persona ende të paidentifikuar kanë goditur shtetasin S. M., me profesion avokat.

I dëmtuari është dërguar menjëherë në spital për dhënien e ndihmës mjekësore dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Gjendja e tij shëndetësore është normale.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë dhe strukturat e Policisë së Shtetit janë angazhuar për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …