Noka: Dhuna ndaj avokatit Sokol Mëngjesi, dhunë edhe ndaj opozitës!

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka, ka reaguar pas sulmit barbar ndaj avokatit të liderit të opozitës, Sokol Mëngjesi. Në një reagim në Facebook, Noka e cilëson sulmin me mejete të forta ndaj Mengjesit si sulm ndaj opozitës së vendit.

Postimi i Nokës

Paraditen e sotme, Prof. Dr. Sokol Mëngjesi është goditur mizorisht në kokë nga persona të cilët i kanë shkaktuar frakturë dhe dëmtime të tjera në trup.

Avokati i njohur ndodhej në zonën e ish-Bllokut duke shoqëruar të birin për në kopsht. Kjo ngjarje kriminale i shtohet akteve të diktuara të dhunës ndaj opozitës dhe liderit të saj Berisha, i cili mbrohet nga av. Mëngjesi. Pasi shkelën kushtetutën duke izoluar liderin e opozitës, me qëllim shkatërrimin e institucionit të opozitës në Shqipëri dhe asgjësimin e kundërshtarit politik, urrejtja bie me levë mbi avokatin e tij për t’i hequr edhe të drejtën e mbrojtjes.

Dhuna si mesazh kërcënimi ndaj kundërshtarit politik është “toleruar” nga kupola e errët e narkoshtetit.

Shërim të shpejtë av. Sokol Mëngjesit!

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …