DEKLARATË E ANËTARES SË KËSHILLIT KOMBËTAR TË PD, SILVI BARDHI
Protesta e qytetarëve të lirë kundër korrupsionit dhe vjedhjes përballë bashkisë Tiranë, me sa duket ka tronditur thellësisht Grupin e Strukturuar Kriminal të Inceneratorit Tiranë dhe bandës 5D.
Ky fakt u vu re më së shumti pas protestës së 9 të organizuar ditën e djeshme. Nuk përbën aspak habi, që dje pati dy reagime qesharake në mbrojtje të bandës së Inceneratorit të Tiranës dhe bandës “5D”, duke kërkuar arrestimin e protestuesve dhe jo të hajdutëve.
Jam këtu sot për të denoncuar publikisht një organizatë të vetëquajtur jo fitimprurëse që pretendon të ketë në fokus mbrojtjen e gazetarëve, por në të vërtetë është në shërbim total të mbrojtjes së hajdutëve të inceneratorit të Tiranës.
![](https://pdsh.al/wp-content/uploads/2024/05/7c543ea2-85f0-4179-9f33-c5551c004e0b-1024x576.jpg)
Shoqata e gazetarëve “AEJ Albania”, drejtohet nga Arbër Hitaj. Ky i fundit ka dy arsye madhore për të ofruar këtë shërbim. E para, ky reagim bëhet për të mbrojtur interesat korruptive dhe klienteliste të punëdhënësit Karlo Bollino, i kallëzuar penalisht nga Partia Demokratike për grabitjen e truallit mbi të cilin ka ngritur televizionin e tij dhe faktin se financohet me paratë e inceneratorit Tiranë.
Arsyeja e dytë është se Abedin Hitaj, babai i Arbër Hitajt, rezulton i punësuar pranë Inceneratorit të Tiranës dhe njëkohësisht është ortaku i vetëm i kompanisë “Hawk Security”, duke shërbyer si prestanome për Mirel Mërtirin dhe Klodian Zoton.
![](https://pdsh.al/wp-content/uploads/2024/05/e59cd867-78c5-4bcb-8e3c-cfdb65b77272-1024x552.jpg)
Nga të dhënat që Partia Demokratike disponon, në një e-mail të datës 25 qershor 2021, Denisa Tollkuçi informon Stela Gugallen dhe Klodian Zoton, për të gjitha veprimet e ndjekura për kompanitë e tyre, ku bën pjesë edhe kompania “Hawk Security”, siç e shihni dhe në foton në ekran.
Kjo kompani, referuar të dhënave zyrtare të QKB, rezulton se është themeluar fiktivisht në emër të Abedin Hitajt.
![](https://pdsh.al/wp-content/uploads/2024/05/018611c4-fa67-40ec-8830-b4559a974d28-595x1024.jpg)
Ndërkohë “pronari” Abedin Hitaj, është njëkohësisht dhe roje objekti pranë Inceneratorit Tiranë, ku merr rrogën e 9-të më të lartë në këtë konçension, plot 1 mijë e 600 euro në muaj.
Të nderuar qytetarë,
Partia Demokratike ka një pyetje të thjeshtë për ju. Cfare objekti ruan shtetasi Abedin Hitaj, i cili paguhet plot 1 mijë e 600 euro në muaj???
![](https://pdsh.al/wp-content/uploads/2024/05/c6e96f19-2385-4eec-84fe-dabb9dfdfb37-1024x576.jpg)