Çfarë po fsheh policia për sulmin brutal ndaj avokatit Sokol Mëngjesi?

Nga Enton DOÇI

Sulmi brutal ndaj avokatit Sokol Mëngjesi ka ndodhur për shkak të detyrës. Kështu u shpreh gjatë deklaratës së tij publike, drejtori i Policisë së Tiranës, Tonin Vocaj.

Sipas tij, sulmi ka ndodhur për shkak se pala të cilën ka përfaqësuar avokati në gjyq, ka fituar, por nuk ka respektuar detyrimet që kanë pasur ndaj avokatit, Sokol Mëngjesi.

Më shumë se sa për të zbardhur krimin e rëndë, sulmin ndaj avokatit Sokol Mëngjesi, deklarata e drejtorit të Policisë së Tiranës, Tonin Vocaj ka shtuar edhe më shumë misteret në lidhje me ngjarjen e ndodhur në orën 08:50 minuta të mëngjesit të sotëm.

Në deklaratën për mediat të lexuar nga ai, kreu i Policisë së Tiranës tha se, njëri nga personat e shpallur në kërkim, Romario Tabaku ka larguar me një makinë ‘Audi’ me targa AB 696 JT, autorët e sulmit ndaj avokatit Sokol Mëngjesi.

Por vëetëm pak minuta më vonë, gjatë konferencës, i pyetur nga gazetarët drejtori Tonin Vocaj e ndryshoi këtë version.

Ai tha se, pas sulmit ndaj avokatit, tre autorët janë ndarë dhe njëri prej tyre ka ikur me makinën ‘Audi’ dhe dy të tjerët kanë marrë një taksi.

Sipas tij, të tre të dyshuarit kanë ikur në drejtim të zonës së Astirit, ku policia i ka humbur gjurmët dhe për kapjen e tyre ka vënë në dispozicion edhe shumën prej 20 mijë eurosh.

Dyshimi tjetër që ngrihet pas deklaratës së policisë, është edhe versioni i se pse ka ndodhur sulmi ndaj avokatit Mëngjesi.

Më herët policia kishte deklaruar gjithashtu se, ishin arrestuar katër autorët e ngjarjes, por Vocaj tha se ata janë në kërkim dhe ende nuk janë ndaluar.

Tonin Vocaj deklaroi se, sulmi ka ndodhur pasi avokati Sokol Mëngjesi, ka përfaqësuar një familje në një proces gjyqësor dhe e ka fituar këtë çështje. E pikërisht fitimi i çështjes dhe mos dakrodësia e palës fituese për ti dhënë avokatit hakun që i takonte, ka bërë që ai të sulmohet brutalisht deri në prag të humbjes së jetës.

Nëse do të ishte pala humbëse ajo që do të sulmonte, ky version mund të ishte edhe më bindës.

Një tjetër mister në lidhje me këtë ngjarje është edhe numri i personave të përfshirë në të, 5.

Njëri prej tyre organizator, dhe katër të tjerë ekzekutorë. Dhe të gjithë këta sipas drejtorit të policisë së Tiranës, Tonin Vocaj kanë vendosur ta sulmojnë avokatin Sokol Mëngjesi në zonën më të populluar të Tiranës dhe në pikun e orarit të lëvizjes së qytetarëve.

Nëse dikush do të kërkonte të ndëshkonte avokatin, mund ta kishte bërë në mes të natës dhe askush nuk e shikonte, por sulmi i ndodhur menjëherë pasi ai kishte lënë djalin në kopësht ngre dyshime se, nuk ka ndodhur për shkak të një pagese për fitimin e një procesi gjyqësor.

Paqartësitë në lidhje me çështjen drejtori Tonin Vocaj i transmetoni fort gjatë deklaratës së tij për mediat, dhe ai vetë dukej se nuk ishte i bindur se ajo që po lexonte ishte e vërtetë.

 

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …