Asani: Kam një ndjesi që do të shënoj ndaj Italisë…

Jasir Asani ishte një nga më të mirët për Shqipërinë, ku me golat e tij në kualifikuese ndihmoi skuadrën për të arritur te kualifikimi i madh në Europian. Sulmuesi kuqezi dha një intervistë për Klan TV, teksa u shpreh optimist për atë që e pret përfaqësuesen në premierën e Euro 2024.

“Skuadra jonë ka mentalitet fituesi. Nuk është rastësi që kemi ardhur në Europian dhe duhet ta bëjmë surprizën më të madhe. Duhet t’i tregojmë të gjithë botës që me të vërtet kemi lojtarë shumë të mirë dhe staf shumë të mirë.

Pse mos ta kalojmë grupin?! Besoj se me tifozët do t’ia dalim që ndeshjen e parë. Shumë më pyesin a do të shënosh ndaj Donarumës, Kroacisë apo Spanjës. E kam një ndjesi që do të shënoj kundër Italisë dhe kam një ndjenjë që do të bëjmë gjëra të mëdha atje”, tha Asani.

About Redaksia

Check Also

Kontrata e re 1 milionë euro për 17 muaj e Silvinjos

Më në fund kuptohet koha e zgjatur e ankthit për rinovimin e kontratës së trajnerit …