Deklarata e “organizatorit” dhe pikëpyetjet mbi rolin e policisë në atentatin ndaj avokatit

I akuzuari kryesor për sulmin ndaj avokatit ka rrëzuar alibinë e policisë duke deklaruar se nuk është ai personi që e ka organizuar atentatin ndaj avokatit Mëngjesi.

Policia shpalli alibinë e sulmit ndaj avokatit, Mëngjesi në një kohë që nuk kishte asnjë nga atentatorët të arrestuar. Si mund të shpallet i gjithë skenari i sulmit ndaj avokatit pa pasur asnjë nga atentatorët të arrestuar si dhe dëshmitë e tyre? Në rastin më të keq kjo tregon se policia paska pasur dijeni për të gjithë këtë skenar kriminal, por nuk ka reaguar. Përse policia nuk e parandaloi këtë krim kur kishte informaion edhe për takimet e bëra një muaj më parë mes palëve?

“Nuk e organizova unë sulmin ndaj avokatit. Nuk kam lidhje me ngjarjen.”. kështu ka deklaruar në polici Dritan Nano, i cili akuzohet si organizator i sulmit ndaj avokatit Sokol Mëngjesi dje në zonën e ish-Bllokut. Dëshmia është siguruar për BalkanËeb nga gazetari Igli Çelmeta.

Ky i fundit raporton se Nano nuk ka qenë bashkëpunues me policinë, ndërsa kjo e fundit disponon prova të mjaftueshme për ta implikuar personin në fjalë në këtë ngjarje.

Nano mësohet se ishte në një çështje gjyqësore për një pronë të Kopshti Botanik në Tiranë, bashkë me familjarë të tjerë, ndërsa mësohet se ai e kishte humbur gjyqin. Ndërkohë, avokati Mëngjesi ishte përfaqësuesi ligjor i një prej familjarëve. Po ashtu raportohet se Nano ka pasur lidhje krushqie dhe shoqërore me autorët e dyshuar të sulmit ndaj avokatit të ish-kryeministrit Berisha.

Kujtojmë se si të akuzuar për përfshirje në ngjarje janë; organizatori i sulmit – Dritan Nano (i arrestuar), Dorian Alia, që u vetëdorëzua, ndërsa në kërkim janë; Elton Kasaj; Romario Tabaku si dhe Drivald Alia.

About Krye Redaktor

Check Also

Dosja Rama-McGonigal do t’i dorëzohet drejtësisë amerikane

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha paralajmëroi sot se dosja e korruptimit të McGonigal nga …