Berisha: Lirojeni urgjentisht gazetarin! Çfarë ‘fake news’ kanë dhënë këta që i arrestoni në mesnatë?

Lideri i opozitës, Sali Berisha ka bërë thirrje për lirimin e gazetarit të ndaluar ditën e sotme, se gjoja shpërndante lajme të rreme. Berisha tha, na thoni pak se çfarë ‘fake news’ kanë dhënë këta që i arrestoni si sigurimsa në mesnatë?

“Miqtë e mi, ky parlament duhet të pushojë së ekzistuari një minutë e më parë.

Qeveri teknike, zgjedhje të lira, zgjedhje të ndershme.

Fitore e opozitës!

Të dashur miq, sot si në kohërat më të zeza të diktaturës, u arrestua një gazetar dhe së bashku me të dy oficere policie, sepse sipas variantit Taulant Bego Yaris ata shpërndanin lajme fake për Edi Ramën, Taulant Ballën dhe zyrtarë të tjerë të lartë.

Ky është një akt i shëmtuar, kriminal.

Kjo është një goditje e rëndë e medieve dhe e lirisë së tyre.

Pa na thoni pak se çfarë ‘fake news’ kanë dhënë këta që i arrestoni si sigurimsa në mesnatë?

Si mund të arrestoni një gazetar për ‘fake news’ kur në një kohë jeni mashtruesit më të mëdhenj të Shqipërisë, të Ballkanit, të Europës dhe botës.

Çfarë morali keni ju?

Lirojeni urgjentisht gazetarin.

Nxirrni se çfarë lajmesh kanë përhapur ata për Edi Ramën, Taulant Ballën dhe kriminelët e tjerë me pushtet.

Çfarë kanë zbuluar ata që ju i quani ‘fake news’?

Urgjent lirimin.

Është një akt i rëndë kundër medieve.

Paskan kryer krim kompjuterik! Po ka të tillë në botë? Po gazetarët për lajmin përdorin smartfonin që është në vetvete kompjuter dore i vogël, përdorin kompjuterin, dhe për këtë ju i ndëshkoni.

Pa na thoni pak se cilat janë ‘fake news’-et e tyre që ju guxuat t’i arrestoni në mesnatë si banditë?

Miqtë e mi, akte kriminale të diktaturës së bazuar në bandat, krimin, drogën, vjedhjen e shqiptarëve”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …