Berisha: Xhafa një hajdut i lindur! Hidhni sytë tek kullat e tij që ngrihen mbi drogën e Gerondit

Kryetari i PD, Sali Berisha akuzoi Fatmir Xhafën si hajduti lindur që do të luftojë korrupsionin me komisionin e ngritur nga Rama. Berisha tha se, Xhafa që është një hajdut i lindur. Hidhni sytë tek kullat e tij që ngrihen mbi drogën e Gerondit në Tiranë, Vlorë, Pogradec dhe kudo.

“Miqtë e mi, a ka tallje më të madhe për qytetarët?

A ka cinizëm më të madh?

Sot parlamenti votoi për komisionin gjethe fiku, që kërkon të bindë shqiptarët se hajdutët nuk do vjedhin më, se nuk kanë ata faj për vjedhjet, por i ka korrupsioni.

Edhe njëherë u përsëris miq, se për hajdutin ka një ligj, sa më shumë vjedh, aq më shumë do të vjedhë.

Edi Rama me komisionin mendoi se do u vërë kapak vjedhjeve të tmerrshme, të përditshme.

Do u vërë kapak vjedhjeve 100 përqind nga Erion Veliaj dhe drejtorët e tij.

Kështu që ai u thotë qytetarëve se nuk janë hotelet dhe pallatet e ndërtuara me paratë e vjedhura, por fajtor është korrupsioni ndaj dhe ne do e ndëshkojmë me komisionin Xhafa.

Xhafa që është një hajdut i lindur.

Hidhni sytë tek kullat e Xhafës, që ngrihen mbi drogën e Gerondit në Tiranë, Vlorë, Pogradec dhe kudo.

Komisionit i vuri edhe emrin ‘i mirëqeverisjes’. Në fakt komisioni maskë i qeverisjes më të keqe, më hajdute, më antishqiptare që ka ekzistuar ën ët gjitha kohërat.

Kurrë mos harroni shqiptarë se janë vjedhjet e Edi Ramës, se janë vjedhjet e klanit të tij familjar, vjedhjet e ministrave dhe qeveritarëve të tij vendorë, themeli i shpopullimit mizor të Shqipërisë.

Largimit në 10 vite të 1.1 milion shqiptarëve.

Renditjes së Shqipërisë fill pas Sirisë në dëbimin, largimin e të rinjve nga ky vend”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …