Komisioni Xhafa, përpjekje e turpshme për të mashtruar shqiptarët se fajin nuk e ka Rama për vjedhjet, por fajin e ka korrupsioni

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha në fjalën e tij në tubimin qytetar, akuzoi Ramën se ngriti një komisioni për të luftuar korrupsionin, për të thënë se fajin nuk e ka Rama. Berisha tha se, komisioni Xhafa, përpjekje të turpshme për të mashtruar shqiptarët se fajin nuk e ka Rama për vjedhjet, por fajin e ka korrupsioni.

“Mirëmbrëma dhe përshëndetjet më të përzemërta ju luftëtarëve të vërtetë të lirisë, misionarëve të pamposhtur të shpresës, besimit, kauzës së drejtë të shqiptarëve.

Përshëndetje oratorëve të platformës së fjalës së lirë që përcjellin të vërtetat në fjalimet e tyre në mbarë vendin.

Të dashur miq, sot parlamenti votoi komisionin Xhafa, si një përpjekje të turpshme për të mashtruar shqiptarët se fajin nuk e ka Edi Rama, ministrat dhe qeveritarët e tij që vjedhin ditë e natë, por fajin e ka korrupsioni, të cilin ata me komisionin Xhafa do ta luftojnë.

Nuk ka ironi, nuk ka parodi më të madhe se sa krijimi i komisionit me të cilin Edi Rama duhet të bindë shqiptarët se nuk është ai fajtor për vjedhjen e qindra mijëra apo miliona eurove me të cilat ndërtoi sarajet e tij në Surrel me parkun 5 mijë metra katrorë, por është korrupsioni, të cilin ai do ta luftojë.

Me aktin e sotëm Edi Rama kërkon të mashtrojë shqiptarët se nuk është ai hajduti që u bë kryeministër pasi kishte depozituar 200 milionë euro offshore sipas raportit të OSBE.

Por fajin e ka korrupsioni, të cilin do ta ndëshkojë me komisionin Xhafa.

Miqtë e mi, sot ishte dita e mashtrimit të madh dhe e turpit në parlament.

Edi Rama me votën e komisionit të sotëm u thotë shqiptarëve se nuk janë të vjedhura paratë e pallatit pesëkatësh që solli Linda në pajë pa asnjë faturë tatimore, doganore, bankare apo ndërtimore.

Por fajin e ka korrupsioni, të cilin do ta ndëshkojë me komisionin Xhafa.

Edi Rama, me komisionin Xhafa përpiqet t’u thotë shqiptarëve se nuk janë fajtorë ai dhe Erion Veliaj për vjedhjen dhe zhdukjen e 136 milionë eurove me djegësin e Tiranës.

Por fajin e ka korrupsioni dhe ai tani do të ndëshkohet nga Fatzi Xhafa”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …