Berisha në arrest, Rama-Veliaj ndërtojnë hotele, Ersi Nishani: Kjo është drejtësia e zhdrejtë!

Ersi Nishani, djali i ish-presidentit të ndjerë Bajar Nishani, ka folur në protestën që zhvillohet në ‘Rrugën e Shpresës’ në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha.

Nishani ka theksuar se nuk mund të presësh drejtësi nga një gjyqtare e cila gjykon një person në konflikt të hapur interesi se ai e ka pushuar, dhe akoma më shumë nuk ka deklaruar mbiemrat dhe problemet që ka me ligjin.

Sipas Nishanit, ndërkombëtarët duhet të kuptojnë se ky sistem drejtësie që ata kanë ndërtuar me lekët e taksapaguesve europianë dhe miqve tanë në ShBA, është ngritur një sistem i cili po mundohet të ndërtojë një shtet një partiak një shtet autoritar të cilin e drejton vetëm Edi Rama.

Nishani tha se, kryetari i opozitës ndodhet sot 5 muaj në arrest shtëpie pa asnjë akuzë, ndodhet sot në arrest shtëpie pa asnjë provë publike, avokatët e tij dhunohen rrugëve të Tiranës, ndërkohë që Edi Rama, familjarët e Edi Ramës, miqtë e ngushtë të Edi Ramës, bashkëpunëtorët e tij të afërt, Erion Veliaj dhe të tjerë me radhë, vazhdojnë të ushtrojnë funksionet e tyre, vjedhin xhepat e taksapaguesve të Tiranës për të ndërtuar hotele në bregdet të sigurojnë të ardhmen e familjeve të tyre për breza.

“Sot të fillojmë dhe të numërojmë krimet e Edi Ramës dhe atyre që e rrethojnë e kemi bërë tash e 5 muaj dhe kjo është situata. Sot ne presim drejtësi po nga kush presim drejtësi? Presim drejtësi nga një gjykatëse e cila gjykon një person në konflikt të hapur interesi se ai e ka pushuar? Presim drejtësi nga një gjykatëse që nuk ka deklaruar mbiemrat dhe problemet që ka me ligjin në drejtësi?

Presim drejtësi nga prokurorët që kanë qënë hetues të komunizmit që kanë hetuar gjyshërit dhe baballarët tanë, nga këta njerëz presim drejtësi? Nuk bëhet drejtësi me këto gjëra.

Ne sot me këtë protestë që bëhet çdo ditë në ‘Rrugën e Shpresë’ duhet t’i çojmë një mesazh shumë të rëndësishëm në radhë të parë ndërkombëtarëve. Ndërkombëtarët duhet të kuptojnë se ky sistem drejtësie që ata kanë ndërtuar me lekët e taksapaguesve europianë dhe miqve tanë në ShBA, është ngritur një sistem i cili po mundohet të ndërtojë një shtet një partiak një shtet autoritar të cilin e drejton vetëm Edi Rama.

Kryetari i opozitës ndodhet sot 5 muaj në arrest shtëpie pa asnjë akuzë, ndodhet sot në arrest shtëpie pa asnjë provë publike, avokatët e tij dhunohen rrugëve të Tiranës, ndërkohë që Edi Rama, familjarët e Edi Ramës, miqtë e ngushtë të Edi Ramës, bashkëpunëtorët e tij të afërt, Erion Veliaj dhe të tjerë me radhë, vazhdojnë të ushtrojnë funksionet e tyre, vjedhin xhepat e taksapaguesve të Tiranës për të ndërtuar hotele në bregdet të sigurojnë të ardhmen e familjeve të tyre për breza me radhë ndërkohë që ju të gjithë këtu punoni nga 6-7 ditë në javë pa pushim për të siguruar bukën e gojës. Kjo është drejtësia që është ndërtuar sot kjo është drejtësia e zhdrejtë. Ky është realiteti”, tha Nishani.

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …