“Votuesi i kontrolluar në çdo hap”, Vokshi: SPAK të hetojë sistemin e patronazhimit!

Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, teksa fliste në foltoren e Kuvendit, e vuri theksin te rrjedhja e të dhënave dhe sistemi i patronazhimit, ndërsa kërkoi nga SPAK që të hetonte këtë ngjarje.

Vokshi tha se rrjedhja e të dhënave personale të ndjeshme, përfshi edhe adresën për çdo votues, është një shqetësim që është ngritur nga organizmat ndërkombëtare.

Më tej Vokshi tha se, nga ndërkombëtarët kërkohet që autoritetet të bëjnë ndërgjegjësimin për fenomenin e hershëm të blerjes së votave.

“Po çfarë ka bërë Edi Rama? Nuk ka marrë asnjë masë nga zgjedhjet e shkuara. Ai ka vënë në jetë skemën e patronazhimit. Vota edhe në zgjedhjet e 14 majit nuk ka qenë e lirë, nuk ka qenë sekrete dhe as e drejtpërdrejtë.

Votuesi është kontrolluar në çdo hap përmes patronazhistit, i cili nëse nuk ka arritur ta joshë ose blejë, e ka dhunuar. I kam kërkuar SPAK që të hetojë patronazhimin, pasi të dhënat e qytetarëve janë në shtabet elektorale, madje duke i rifreskuar të dhënat nga E-Albania”, tha Vokshi.

Vokshi është ndalur tek raporti i fundit i OSBE/ ODIR mbi zgjedhjet e fundit ku një nga rekomandimet prioritare ka qenë garantimi i sigurisë së të dhënave të qytetarëve dhe ka kërkuar nga institucionet të hetojnë dhe të raportojnë çdo shkelje

‘Të nderuar qytetarë në të gjitha raportet finale të OSBE/ ODIR mbi zgjedhjet e fundit një nga rekomandimet prioritare ka qenë garantimi i sigurisë së të dhënave të qytetarëve dhe ka kërkuar nga institucionet të hetojnë dhe të raportojnë çdo shkelje që ndikon në besimin e publikut të procesit zgjedhor.

Rekomandim ky i përsëritur edhe nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës që madje ngre dhe alarmin ku thotë se rrjedhja e të dhënave personale përfshirë edhe adresën për çdo votues, përfshirë preferencat politike të qytetarëve i bën votuesit të pambrojtur.

Këto rekomandime, janë përsëritur në zgjedhjet e 2023 ku OSBE/ODIR kërkon jo më hartimin dhe përmirësimin e kuadrit zgjedhor, por i kërkon organeve të zbatimit të ligjit të bëjnë të gjitha përpjekjet për të identifikuar në mënyrë të pavarur shkeljet zgjedhore”, tha Vokshi.

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …