Ish-Drejtori i Përgjithshëm i Policisë: Autoritetet të sigurojnë drejtësi të shpejtë për sulmin ndaj avokatit

Gledis NANO

Nuk mund të mos reagoj për ngjarjen e rëndë të kolegut dhe profesorit tim Sokol Mëngjesi.

Është e domosdoshme të dënohen akte të tilla dhune ndaj individëve që thjesht kryejnë detyrat e tyre profesionale.

Sulmi ndaj avokatit nuk është thjesht një sulm ndaj tij si individ, por një sulm ndaj parimeve të drejtësisë dhe shtetit të së drejtës. Është thelbësore që shoqëria të qëndrojë në solidaritet kundër një dhune të tillë dhe që autoritetet të sigurojnë drejtësi të shpejtë dhe të plotë për autorët.

I bashkohem mbështetjes për Sokolin, të riafirmojmë angazhimin tonë për ruajtjen e vlerave të demokracisë dhe shtetit ligjor.

Shërim të shpejtë Prof. Sokoli!.

About Krye Redaktor

Check Also

Berisha: Krimi ka kapur kryeministrin, kjo diktaturë sot është 2-3 herë me e centralizuar se e Enver Hoxhës!

Lideri i opozitës, Sali Berisha, në eventin e organizuar nga departamenti “Brain Gain” i Partisë …