Alizoti deputetëve të PS: Komunizmi arriti një gjë në Shqipëri: Ju prodhoi juve!

Deputeti i Partisë Demokratike, Tomor Alizoti ka kërkuar një minutë heshtje për viktimat e komunizmit që janë pa varre.

Në fjalën e tij në Kuvend, teksa po diskutohej në lidhje me raportin e Institutit për krimet e komunizmit, Alizoti ndër të tjera iu drejtua mazhorancës duke i thënë se komunizmi arriti në gjë  në Shqipëri, “ju prodhoi juve”.

“Doni ta trajtoni komunizmin në mënyrë folklorike? Jeni ju opingaxhij më patriot se Gjergj Fishta, Arshi Pipa, apo ky nga Librazhdi. Çfarë jeni ju? Jeni shumë të vegjël  të gjykoni figura të mëdhaja.

Komunizmi arriti një gjë në Shqipëri dhe është i suksesshëm, prodhoi banalitet, ju prodhoi juve. Ju jeni banaliteti i Shqipërisë.

Kolegë të nderuar një minutë heshtje kush e ndjen një minutë heshtje për ata që janë pa varre dhe sot i vrau komunizmi”, tha Alizoti.

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …