Ish-drejtori i Policisë së Shtetit: Nuk u sulmua avokati, por shteti i së drejtës!

Ish-drejtori i Policisë së Shtetit, Gledis Nano, e ka konsideruar dhunimin e avokatit Sokol Mëngjesi gjatë ditës së mërkurë, si një sulm ndaj parimeve të drejtësisë dhe shtetit të së drejtës.

Përmes një statusi në Facebook, Nano shkruan se shoqëria të qëndrojë në solidaritet kundër një dhune të tillë dhe që autoritetet të sigurojnë drejtësi të shpejtë dhe të plotë për autorët.

“Nuk mund të mos reagoj për ngjarjen e rëndë të kolegut dhe profesorit tim Sokol Mëngjesi.

Është e domosdoshme të dënohen akte të tilla dhune ndaj individëve që thjesht kryejnë detyrat e tyre profesionale.

Sulmi ndaj avokatit nuk është thjesht një sulm ndaj tij si individ, por një sulm ndaj parimeve të drejtësisë dhe shtetit të së drejtës. Është thelbësore që shoqëria të qëndrojë në solidaritet kundër një dhune të tillë dhe që autoritetet të sigurojnë drejtësi të shpejtë dhe të plotë për autorët.

I bashkohem mbështetjes për Sokolin, të riafirmojmë angazhimin tonë për ruajtjen e vlerave të demokracisë dhe shtetit ligjor.

Shërim të shpejtë Prof. Sokoli”, shkruan Nano në Facebook.

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …