Ky është i akuzuari si organizator i dhunës ndaj avokatit Sokol Mëngjesi

Në foton e mësipërme është Dritan Nano, i cili u arrestua si organizator i sulmit ndaj avokatit Sokol Mëngjesit.

Ai ka mohuar të ketë gisht në ngjarjen e rëndë, që ndodhi mëngjesin e së mërkurës (29 Maj) në ish-Bllok kur juristi sapo kishte lënë djalin në kopsht.

“Nuk e organizova unë sulmin ndaj avokatit. Nuk kam lidhje me ngjarjen”, ka dëshmuar para hetuesve Dritan Nano, i cili dyshohet si organizator i sulmit ndaj avokatit.

Avokati Sokol Mëngjesi u sulmua barbarisht nga katër persona, në derën e kopshtit teksa po linte djalin.

Mëngjesi vijon në monitorim intensiv në reanimacion, në gjendje të rëndë shëndetësore. Avokati vijon i shtruar në spital që prej mëngjesit të djeshëm.

About Krye Redaktor

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …