Kalaja kallëzon në SPAK Veliajn dhe kreun e bashkisë Mat: Kanë kryer korrupsion në bashkëpunim

Avokatja Adriana Kalaja në cilësinë e Kryetares së Gjykatës dhe në emër  të Partisë Demokratike ka kallëzuar në SPAK kryetarin bashkisë së Tiranës Erion Veliaj dhe kreun e bashkisë së Matit, Agron Malajn për korrupsion dhe përfitimi të paligjshëm të tenderave.

Kalaja është shprehur se hoteli Labëria ë Dhërmi duhet të hetohet për burimin të ardhurave pasi është indërtuar nga drejtorët e Veliajt dhe vëllai i Agron Malaj ka përfituar një tender 3.5 milionë euro nga UKT.

“Drejtori i UKT Tiranë dhe kreu i bashkisë së Tiranës, Erion Vleiaj ne kemi çmuar se përmbushen të gjitha hapat për të bërë një kallëzim penal shtesë dhe kundër bashkisë së Mat të cilët dyshohen se kanë kryer vepra të rënda penale që lidhen me korrupsionin pasiv të zyrtarëve të lartë dhe përfitimi i paligjshëm që ka bërë vëllëai i Agron malaj në cilësinë e ortakut me katër kom-pani që ne kemi denoncuar më herët.

Kemi sjellë në vëmendje të SPAK megjithëse këto shkelje shumë të rënda në buxhetin e bashkive respektive janë evidentuar dhe nga KLSH që ne e kemi referuar dhe organi hetimor nuk ka marrë asnjë masë që lidhet me avancimin  mëtejshëm të konsumimin e këtyre veprave penale.

Ne i kemi kërkuar SPAK të sekuestrojë hotelin Labëria në Dhërmi,po ashtu kemi kërkuar ngritje e një grupi hetimi që të gjejë burimin të ardhurave që është ngritur ky hotel dhe kemi kërkuar një analizë të hollësishme për tendetart që ka përfituar vëllai i Malajt në bashkinë e Tiranës”, tha Kalaja.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Është koha për sulm, t’u dëshmojmë partnerëve tanë se shqiptari i ndershëm nuk ka humbur kurrë besimin tek vota

Lideri i opozitës, Sali Berisha deklaroi se tashmë është koha për sulm, t’u dëshmojmë partnerëve …