Balluku-vartësve: Jeni grup i strukturuar kriminal, do iu çoj në SPAK

Belinda Balluku, ku nuk dukeshe aspak si një ministre, por si një Prokurore hetuese i kërcënoi vartësit e saj se dosjen ndaj tyre e kishte gati dhe do ta çonte në Prokurinë e Posaçme (SPAK).

Kërcënimi i Ballukut ndaj vartësve të saj ishte për shkak të situatës kur një numër i madh i punonjësve të Ujësjellësit në Vlorë kanë fituar në gjykatë shifra shumë të mëdha pasi kanë pretenduar se nuk u janë paguar 2% në vit për vjetërsinë në punë, kompensimin ushqimor apo edhe përqindje për grupin e diplomës.

Sipas Ballukut, punonjësit kanë arritur të marrin deri në 100 milion lekë të vjetra nga gjykata, teksa hodhi akuza dhe ndaj drejtësisë me fjalët “këtë e dinë shumë mirë ata që kanë bërë skemën, deri te gjyqtari.”.

Balluku guxoi më tej duke i konsideruar vartësit e saj si një grup i strukturuar kriminal, duke i kërcënuar me fjalët se “i kanë hyrë detit më këmbë” dhe se ata do të kthehen në shembull.

Më shumë se sa seriozitet, fjalimi i Ballukut dukej më shumë si një propagandë për të treguar se vartësit e saj i hanë “kumbullat dhe dardhat” pas shpine, njësi si shefit të saj Edi Rama apo si rivalit në parti, Erion Veliajt.

“Të gjitha dosjet janë gati. Përdorini tani ata avokatë për t’u mbrojtur, edhe ata avokatë duhet të mbrojnë veten.

Pretendoni që nuk të është paguar vjetërsia në punë, por nuk të mjafton kjo. Në të gjitha rastet të llogaritura nga ne shkon në 1 milion deri në 2 milion të vjetra, me shtesat që i kanë bërë paditësit ka arritur në 100 milion të vjetra, është marrë në gjykatë për një punonjës.  Nga gjykata kanë marrë edhe 14 mijë lek në muaj për diplomën e nivelit të lartë, që në fakt VKM parashikon vetëm për ata me DAP.  Këtë e dinë shumë mirë ata që kanë bërë skemën, deri te gjyqtari. Me kod pune shumica e atyre që kanë paditur e kanë çështjen të parashkruar se kanë dalë në pension prej vitesh.

Secili prej jush që i ka hyrë kësaj skemë, i keni hyrë detit në këmbë. Do përgjigjeni të gjithë, do të ktheheni në shembull se çfarë ndodh kur ka grup të strukturuar. Ky është grup i strukturuar, i cili ka vepruar në bashkërendim të plotë në kurriz shqiptar dhe në kurriz të popullit të Vlorës…. S’ka ardhur njeri t’ju thotë të rrini apo të ikni nga puna, atë e dini vetë. E dini mirë kush ka shkelur ligjin” , janë fjalët kërcënuese të Ballukut ndaj vartësve të saj.

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …