Pas Londrës, Rama anulon edhe takimin e Mynihut me  emigrantët

Rama ka anuluar edhe takimin e Mynihut me diasporën shqiptare. Takimi ishte planifikuar në datë 9 qershor.

Shkak për shtyrjen janë zgjedhjet për Parlamentin Europian.

Burime për BalkanWeb bëjnë të ditur gjithashtu se takimi i Ramës me shqiptarët e Gjermanisë do të zhvillohet gjatë muajit shtator.

Më herët u raportua se kryeministri nuk do të udhëtojë drejt Londrës të dielën e 2 qershorit. Takimi me diasporën shqiptare në Britaninë e Madhe do të zhvillohet pas zgjedhjeve parlamentare të 4 korrikut në Britaninë e Madhe.

About Redaksia

Check Also

Lidhjet dhe komunikimet e kreut të SPAK me Ramën/ Djali i tezes deputet i PS, vëllai…

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka bërë deklarata të forta mbrëmjen …