Berisha: Velica e Harabelit të Erion Veliajt ka fituar 7 tendera në pak kohë!

Lideri i opozitës, Sali Berisha ka vijuar akuzat ndaj kompanisë së Erjola Xoxës, bashkëshortes së kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj se ka fituar 7 tendera. Berisha tha se, vetëm në pak kohë, Velica e Harabelit të Erion Veliajt ka fituar 7 tendera. Midis të tjerave edhe nga Gonxhja e korrupsionit.

“Më thoni pak sot vetëm familja e Surrelit, vetëm rrethi familjar i Surrelit ka fituar qindra e qindra tendera të ndaluara me ligj për të.

Në këtë shembull dhe këtë frymë, zyrtarët vendorë dhe qëndrorë, u dhurojnë tendera familjarëve.

Vetëm në pak kohë, Harabelja, Velica e Harabelit të Erion Veliajt ka fituar 7 tendera.

Midis të tjerave edhe nga Gonxhja e korrupsionit, që është një nga kalbësirat më të mëdha të vjedhjeve në Shqipëri.

Në dy vite janë dënuar gjithsej për krim të organizuar dhe korrupsion, 199 persona.

Ndërkohë që në dy vite të asaj qeverisje, vetëm për korrupsion u dënuan 630 persona.

Pse? Sepse vullneti ishte i hekurt dhe jo të kontrolloje dhe të bllokoje.

Ka pasur një departament të antikorrupsionit në kryeministri, ka bërë 200 kallëzime penale në dy vite.

Pra, kjo është trashëgimia jonë, ky është vizioni që ne kemi për zero tolerance”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …