Beteja kundër korrupsionit ishte beteja e jetës së Sali Berishës dhe qeverisë së tij. Me këtë betejë dyfishuam të ardhurat

Kryetari i PD, Sali Berisha gjatë fjalës para qytetarëve në protestën e përnatshme, tha se, lufta kundër korrupsionit në qeverinë e Partisë Demokratike në vitet 2005-2013, ishte beteja e jetës së Sali Berishës. Berisha tha se, beteja kundër korrupsionit ishte beteja e jetës së Sali Berishës dhe qeverisë së tij.

“Miqtë e mi, gjërat janë harruar.

Por natyrisht janë këto arritje, të cilat na bëjnë ne të vendosur, besimplotë për t’i dhënë korrupsionit goditjen më fatale.

Të dashur miq, lexoni pak raportin e Transparency International të vitit 2008. Çfarë thotë ky raport?

Ky raport thotë: Shqipëria u rendit në garën botërore të luftës kundër korrupsionit.

Ky raport thotë se Shqipëria u rendit në dhjetë vendet e para në botë për suksesin e luftës kundër korrupsionit.

Ky raport thotë se Shqipëria në turravrap la mbrapa nga pozicioni i saj 43 vende dhe në rang botëror 85 vende për treguesin e korrupsionit.

Miqtë e mi, beteja kundër korrupsionit ishte beteja e jetës së Sali Berishës dhe qeverisë së tij.

Me këtë betejë, ne arritëm të dyfishojmë të ardhurat. Të dyfishojmë rrogat. Të dyfishojmë pensionet.

Në këtë betejë, ne arritëm të ndajmë epokat. Shqipëria kaloi në vitin 2008 nga grupi i vendeve me të ardhura të ulëta, në të cilin kishte lënguar dekada dhe shekuj, e nxorëm në grupin e vendeve me të ardhura të mesme të larta.

Në këtë betejë brenda dy viteve, 2008-2009, u ndëshkuan 630 zyrtarë për veprën e korrupsionit.

Gërshëra e ligjit ishte e pamëshirë”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …