Berisha: Komisioni Xhafa, hipokrizia më e madhe e kohërave! Kjo ishte një javë e errët për parlamentin shqiptar

Kryetari i PD, Sali Berisha gjatë fjalës së mbajtur në tubimin qytetar, u shpreh se, komisioni Xhafa është hipokrizia më e madhe e kohërave! Berisha tha se, kjo ishte një javë e errët për parlamentin shqiptar.

“Qëndrestare dhe qëndrestarë, misionare dhe misionarë të kauzës së drejtë, një përshëndetje të përzemërt ju, oratorëve të kësaj platforme lirie, të këtij parlamenti lirie.

Mirënjohje të pakufishme për qëndresën tuaj.

Të dashur miq, kjo javë ishte një javë e errët, e zezë për parlamentin shqiptar.

Këtë javë, parlamenti vendosi të ngrejë komisionin Xhafa kundër korrupsionit.

Hipokrizia më e madhe e kohërave ngjet me ministrinë e virtytit të talebanëve të Afganistanit.

Miqtë e mi, beteja kundër korrupsionit dhe vjedhjes së shqiptarëve është betejë për ekzistencën e kombit.

Në kushtet kur Shqipëria, çdo kryeministër që ndjehej i pazhytur, i papërlyer, akti i parë që bënte komisionin kundër korrupsionit ia dorëzonte opozitës.

Ta kryesonte opozita, të vendoste opozita.

Kush e bën korrupsionin?

Korrupsionin e bëjnë ata që kanë pushtetin. E bëjnë qeveritarët dhe zyrtarët.

Po cila opozitë e kam fjalën?

Të dashur miq, në historinë e këtij vendi, beteja e PD kundër korrupsionit do të mbetet një nga betejat më të suksesshme në historinë e një vendi.

Më lejoni të rikujtoj pasi harresa është normale.

Me ardhjen në pushtet në vitin 2005, PD ndërmori një betejë me zero tolerancë ndaj krimit dhe korrupsionit.

Kjo parti amendoi ligjin e konfliktit të interesit, ligjin i cili nuk lejonte më kurrë që pushtetarët të ndanin pasuritë publike me familjarët, me njëri-tjetrin, me rrethin e tyre.

PD nxori administratën jashtë konfliktit të interesit.

Vendosi sistemin dixhital të prokurimeve. Vetëm nga ky sistem u ul me 40 përqind kostoja e prokurimeve publike”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …