Berisha: Krerët e reformës në drejtësi kanë heshtur për krimin ndaj avokatit Mëngjesi! Ata janë turpi i dheut

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka akuzuar drejtuesit e drejtësisë për heshtjen për sulmin ndaj avokatit Sokol Mëngjesi. Berisha tha se, krerët e reformës në drejtësi kanë heshtur për krimin ndaj avokatit Mëngjesi sepse nuk kanë moral! Ata janë turpi i dheut.

“Të dashur miq, keni konstatuar se përpara këtij akti, krimi të shëmtuar shtetëror, kanë heshtur të gjithë krerët e reformës të re të drejtësisë.

O faqezinj, po çfarë morali keni ju, kur një profesor universiteti, avokat në sistemin e drejtësisë i licencuar, goditet dhe gjendet në koma dhe heshtni si fije bari.

Nuk është ky morali i gjykatësve dhe prokurorëve shqiptarë.

As i përmbaruesve. Ky është morali i Malavecëve, i Llagamëve, i KLP-istë, morali i Metanit, i turpit.

Po nuk keni turp jo mo? Po ç’përfaqësoni ju mo? Ju përfaqësoni turpin e turpeve, përfaqësoni anën më të zezë të një zyrtari.

Detyrohet Dhoma e Avokatisë t’u denoncojnë ju se heshtni, heshtni me turp.

Ta zëmë se ai nuk ishte avokat i Sali Berishës dhe po kërkonte thjesht atë që i takonte. Po të parët në mbrojtje të tij…

Po ju të gjithë jeni në darën e krimit, Malaveci është i drogës, Llagami është e korrupsionit, Metani është i djegësave.

Jeni turpi i dheut!

Edhe njëherë le t’i urojmë së bashku shërim, t’i lutemi Zotit të shpëtojë nga kjo situatë profesori i nderuar.

Të vazhdojmë betejën tonë, mosbindja civile, zemërimi, zemërimi qytetar drejt zemërimit të përgjithshëm.

Drejt fitores.

Drejt qeverisë teknike.

Zgjedhjeve të lira.

Shqipëria në rrugën e Europës”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Lubonja tregon çfarë po ndodh me protestën dhe se cili është qëllimi kryesor

Analisti Fatos Lubonja, ka folur nga protesta për emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV. Ai …