Berisha: Shqipëria sot është vendi me të ardhurat më të ulëta në Europë!

Kryetari i PD, Sali Berisha, në fjalën e tij përpara qytetarëve, bëri të ditur se Shqipëria sot është vendi me të ardhurat më të ulëta në Europë. Berisha tha se, ajo që ngritëm me mundim në vitet 2007-2013, është rrokullisur përsëri.

“Mirëmbrëma qëndrestare dhe qëndrestarë, misionarë të vërtetë, demokrate dhe demokratë të pamposhtur!

Përshëndetje të përzemërt ju, oratorëve që me fjalët e tyre ndriçojnë dhe ngrohin mendjet dhe zemrat e shqiptarëve kudo që janë.

Miqtë e mi, ndryshimi është sot klithma që del nga shpirti dhe zemra e çdo shqiptari të vërtetë.

Ndryshimi është klithma që buron nga shpirti dhe zemra e çdo atdhetari të vërtetë.

Çdo ditë, treguesit për Shqipërinë në Europë dhe në botë e nxjerrin atë në ditën më të zezë.

Çdo ditë, treguesit e Shqipërisë lajmërojnë skamje, varfëri, varfëri dhe skamje.

Të gjitha këto në një vend të bekuar, në një vend në të cilin Zoti i ka falur çdo pasuri mbitokësore, nëntokësore.

Por kjo në këtë vend, pasuritë janë shndërruar në një mallkim për qytetarët, në një parajsë për hajdutët qeveritarë.

Miqtë e mi, Eurostati ka publikuar dje prodhimin e përgjithshëm për frymë në mbarë Europën.

Shqipëria, që u ngrit mundimshëm, por me sukses në vitet 2007-2013, është rrokullisur përsëri.

Ajo sot është vendi me të ardhurat më të ulëta në Europë.

Më të ulëta se çdo vend tjetër.

Kjo është pra ‘merita’ e qeverisë së hajnave, që po i shkulin nga trupi i këtij kombi dhe vendi çdo pasuri”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …